Ndonëse 58 për qind e shqiptarëve nuk kanë preferuar të votojnë dje, më pak se, gjysma që ushtruan të drejtën e votës i kanë dhënë përparësi koalicionit në qeverisje, ASHE sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 11:28, dt 24 qershor, kandidatët e koalicionit të majtë (ASHE) kanë fituar me 53.4 % të votave në shkallë vendi me 835,171 vota.
Kandidatët e koalicionit i djathtë (APPD) kanë fituar në të gjithë vendin 42.66% me 667,182 vota.
Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi ka fituar 1.02% në shkallë vendi ose 16,028 vota.
Kandidatët e Partisë për të Drejtat e Njeriut(PDBNJ) ka marrë në shkallë vendi 0.56% të votave me 8,772 vota.
Kandidatët e Partisë Socialdemokrate kanë marrë në shkallë vendi 0.41 % të votave ose 6,370.
Këto rezultate përfaqësojnë votat e kandidatëve të grupuara sipas koalicioneve dhe jo votat sipas subjekteve politike të cilat janë subjekt i një kalkulimi të mëvonshëm.
Për më shumë informacion klikoni këtu:
http://results.cec.org.al/Results/LocalMayor?cs=sq-AL&r=r&rd=r1&eu=All&m=All&ps=All&vc=All
BASHKITE- FITUESIT
Bashkitë e fituara nga ASE:
1. Poliçan, Adriatik Zotkaj
2. Skrapar, Nesim Spahiu
3. Pukë, Gjon Gjonaj
4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi
5. Has, Adem Lala
6. Delvinë, Rigles Balili
7. Kolonjë, Arben Malo
8. Libohovë, Luiza Mandi
9. Belsh, Arif Tafani
10. Himarë, Jorgo Goro
11. Cërrik, Altin Toska
12. Konispol, Shuaip Beqiri
13. Pustec, Edmond Themelko
14. Mirditë, Ndrec Dedaj
15. Roskovec, Majlinda Bufi
16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj
17. Gramsh, Luljeta Dollani
18. Sarandë, Floriana Koka
19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini
20. Korçë, Sotiraq Filo
21. Peqin, Saimir Hasalla
22. Tepelenë, Tërmet Peçi.
23. Kurbin, Artur Bardhi
24. Lushnje, Fatos Tushe
25. Këlcyrë, Klement Ndoni
26. Shijak, Ardian Kokomani
27. Memaliaj, Durim Rroshi
28. Fier, Armando Subashi
29. Gjirokastër, Zamira Rami
30. Elbasan, Qazim Sejdini
31. Librazhd, Kastriot Gurra
32. Patos, Rajmonda Balilaj
33. Divjakë, Fredi Kokoneshi
34. Maliq, Gëzim Topçiu
35. Vlorë, Dritan Leli
36. Bulqizë, Melaim Damzi
37. Kuçovë, Selfo Kapllani
38. Dibër, Shukri Xhelili
39. Prrenjas, Miranda Rira
40. Kavajë, Elvis Roshi
41. Tiranë, Erion Veliaj
42.Berat, Petrit Sinaj
43. Durrës, Vangjush Dako
44.Krujë, Artur Bushi
Bashkitë e fituara nga APPD:
1. Klos, Basir Çupa
2. Tropojë, Besnik Dushaj
3. Përmet, Niko Shupuli
4. Mat, Nezir Rizvani
5. Selenicë, Përparim Shametaj
6. Vorë, Fiqiri Ismaili
7. Pogradeci, Eduart Kapri
8. Vau i Dejës, Zef Hila
9. Kukës, Bashkim Shehu
10. Mallakastër, Agron Kapllanaj
11. Dropull, Arqile Deçka
12. Devoll, Bledjon Nallbati
13. Lezhë, Fran Frrokaj
14. Kamëz, Xhelal Mziu
15.Shkodër, Voltana Ademi
Finiq, kandidati i MEGA, Leonidha Kristo
VAZHDON NUMERIMI:
Malesia e Madhe
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.