Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Yield-et e bonove 12-mujore bien sërish, prekin nivelin më të ulët që prej shtatorit

Share Share Icon

Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një tjetër rënie të ndjeshme në ankandin e kësaj jave, duke prekur nivelin më të ulët që prej muajit shtator të vitit të kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 4.44%, nga 4.86% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të datës 31 janar. Pjesëmarrja e investitorëve në ankand rezultoi sërish e lartë dhe shuma totale e kërkesave të paraqitura arriti në 20.4 miliardë lekë, nga 11 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE).

Siç ka ndodhur shpesh në muajt e fundit, edhe në këtë rast MFE e rriti shumën e pranuar të ofertave me 15%, për një vlerë totale emetimi prej 12.65 miliardë lekësh.

Rënie pësoi edhe yield-i mesatar i ponderuar i bonove me maturim 3-mujor, që zbriti në 2.76%, nga 3.03% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Edhe këtu kërkesa e investitorëve ishte më e lartë shuma prej 1.5 miliardë lekësh e shpallur për financim nga qeveria shqiptare.

Tregu primar i letrave me vlerë të qeverisë shqiptare po vijon korrektimin nga rritja shumë e fortë e yield-eve që u vërejt vitin e kaluar, për shkak të ritmit të shpejtë të rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë.

Por, pas muajit dhjetor, sinjalet e rënies së inflacionit dhe frenimi i rritjes së normës bazë nga ana e Bankës Qendrore kanë ndikuar në një stabilizim të dukshëm të tregut dhe zbritjes së yield-eve drejt vlerave më proporcionale me sinjalet e dhëna nga politika monetare.

Një element i dukshëm që po mbështet uljen e yield-eve është rritja e pjesëmarrjes së investitorëve në ankande.

Qetësimi i presioneve inflacioniste dhe pauza e vendosur nga Banka e Shqipërisë në rritjen e interesave ka reduktuar pasigurinë e investitorëve dhe sidomos të bankave tregtare, që janë edhe financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë.

Një faktor tjetër që duket se po favorizon rritjen e investimit në instrumentet e borxhit qeveritar është ngadalësimi i ndjeshëm i kreditimit, pas tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Rritja e normave të interesit ka pasur një ndikim të fortë si tek oferta, ashtu edhe tek kërkesa për kredi bankare.

Në këto kushte, bankat duket se po kanalizojnë më shumë investime në tregun e titujve qeveritarë, që kanë ofruar kthime të kënaqshme me rrezik të ulët, përkundrejt rreziqeve në rritje të perceptuara në financimin e sektorit privat.

Korrigjimi në ulje i yield-eve është një zhvillim pozitiv për qeverinë shqiptare, por edhe për shumicën e huamarrësve privatë në vend. Rritja e fortë e yield-eve ishte reflektuar edhe në rritjen normave të interesit të kredive me interesa të ndryshueshëm në lekë.

Ulja e yield-eve do ta zbusë shtrenjtimin e kësteve të kredisë dhe do tu japë frymëmarrje huamarrësve, por njëkohësisht do ta bëjë më pak të vështirë procesin e normalizimit të normave të interesit nga nivelet më të ulëta historike ku kishin qëndruar për muaj me radhë./E.Shehu

 width=

Burimi: BSH

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Raporti i kredive me probleme, i qëndrueshëm edhe për korrikun

Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe për muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues pësoi një rënie shumë...

8 hours më parë 3 Min Lexim

Qeveri ulu: 4!

Editorial / Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike, rrit PBB-në e një vendi, krijon mundë...

1 day më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!