Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Kosova

Vazhdon protesta, Prishtina pa transport publik tani e tri ditë

Share Share Icon

Transportuesit privatë dhe publikë po e vazhdojnë ditën e tretë të protestës, duke e lënë edhe sot kryeqytetin pa transport publik. Protesta ka nisur të hënën para Qeverisë dhe Kuvendit, ndërsa të martën është zhvendosur në rrugët e kryeqytetit.

Banorët e Prishtinës, për të tretën ditë me radhë janë detyruar që të bëjnë zgjidhje alternative në mungesë të transportit publik.

Për pasojë, kolona të gjata janë krijuar në kryeqytet e qytetarët janë përballur me pritje të gjata, ndërkohë që Qeveria në detyrë dhe zyrtarët komunalë kanë vazhduar akuzat ndaj njëri-tjetrit për situatën e komplikuar në komunë.

Transportuesit e “Trafikut Urban” dhe ata privatë protestuan dje para Komunës së Prishtinës e Qeverisë duke kërkuar që t’u bëhet pagesa.

Në një formë tjetër të protestës, ata për më shumë se dy orë pranë objektit të Komunës së Prishtinës dhe po ashtu pranë objektit të Qeverisë, vendosën autobusët.

Në këtë segment të rrugës që lidh dy institucionet u krijuan kolona të gjata.

Sindikalistët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve publiko-privat kanë thënë se grevën do ta vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha dje se sa i përket situatës me punëtorët e Trafikut Urban, Ministrit Muratit as që i intereson kjo pjesë.

Tha se i ka bllokuar edhe fonde të tjera, teksa pjesëmarrja e tij në protestën e punëtorëve tha se erdhi me ftesë të tyre.

“I kanë bllokuar edhe fondet e tjera, edhe fondin për investime kapitale e shumë fonde tjera që na kanë pamundësu me i kry punët në kryeqytet, e me na qit neve keq që me i fitu zgjedhjet. Ministrit në detyrë nuk i intereson, pa asnjë emocion sillet ndaj protesuesve. Më ftuan dhe u bashkangjita”.

Ai tha se punëtorët kanë punuar me muaj të tërë pa pagesë, me shpresën se pas zgjedhjeve do të paguhen.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se e gjithë kjo situatë është pasojë e vendimeve të Ramës, të cilat i ka cilësuar si “elektorale”.

“Së pari kemi dy probleme në këtë situatë. Problemi i parë në transportin publik është se ky është një problem i vetë-shkaktuar dhe do të ndodhte edhe po të ishte miratuar buxheti i vitit 2025 për Komunën e Prishtinës, pasi janë marrë vendime elektorale për lirimin e shumicës së kategorive të qytetarëve nga pagesa”.

“Kjo ka bërë që shumica e qytetarëve të mos paguajnë bileta dhe barra financiare t’i mbetet Komunës së Prishtinës, në një kohë kur nuk ka pasur buxhet të miratuar”, ka thënë Murati.

Për këtë situatë, Kuvendi Komunal i Prishtinës të enjten ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për mjetet vetanake dhe buxhetin e vitit 2026.

Greva ka lënë Prishtinën pa transport publik, duke u shkaktuar vështirësi të mëdha mijëra qytetarëve.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BE e shpall Kosovën zyrtarisht vend të sigurt për azil

Bashkimi Evropian ka miratuar vendet e treta të sigurta, në mesin e të cilave përfshihet edhe Kosova. Bashkimi Evropian ka shpallur Kosovën dhe 7 v...

1 day më parë 3 Min Lexim

Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në Rajon

Kosova dhe Shqipëria janë ekonomitë e rajonit me kursime më të larta të depozituara në sektorin bankar, në raport me madhësinë totale të ekonomisë....

1 day më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!