Qeveria shqiptare ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2015. Sipas vendimit, Buxheti për vitin 2015 është:
Të ardhurat 414 469 milionë lekë;
Shpenzimet 474 997 milionë lekë;
Deficiti 60 528 milionë lekë.
Ai përbëhet nga Buxheti i Shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.
Buxheti i Shtetit për vitin 2015 është:
Të ardhurat 332 117 milionë lekë;
Shpenzimet 392 645 milionë lekë;
Deficiti 60 528 milionë lekë.
Buxheti vendor për vitin 2015 është:
Të ardhurat 41 207 milionë lekë;
Nga të cilat:
Transferte nga buxheti qendror 24 644 milionë lekë;
Të ardhura të tjera 16 563 milionë lekë;
Shpenzimet 41 207 milionë lekë
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2015 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej 100 339 milionë lekë;
Nga të cilat:
– kontributet 58 218 milionë lekë;
– transferimet nga Buxheti i Shtetit 42 121 milionë lekë;
Shpenzimet 100 339 milionë lekë.
Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Keshilli i Ministrave përcakton masen e kontributit per personat e vetpunesuar ne bujqesi si dhe te kategorive te veçanta te personave te vetpunesuar duke mbuluar nga buxheti i Shtetit diferencen midis ketyre kontributeve me masen e kontributit te përcaktuar per personat e vetpunesuar ne qytet. Për vitin 2015, teprica ndermjet te ardhurave dhe shpenzimeve sipas degeve te sigurimit shoqeror dhe programeve te tjera te veçanta e suplementare te perdoret per mbulimin e deficitit te deges se pensioneve.
Skema e sigurimit suplementar
Të ardhurat, gjithsej 5 708 milionë lekë;
Nga të cilat:
– kontributet 770 milionë lekë;
– transferimet nga Buxheti i Shtetit 4 938 milionë lekë;
Shpenzimet 5 708 milionë lekë.
Shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 2 020 milionë lekë dhe ndahen sipas skemave në proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta.
Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2015 është:
Të ardhurat, gjithsej 35 014 milionë lekë;
Nga të cilat:
– kontributet dhe të tjera 8 801 milionë lekë;
– transferimet nga Buxheti i Shtetit 26 213 milionë lekë;
Shpenzimet 35 014 milionë lekë.
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2015 është:
Të ardhurat, gjithsej 1 400 milionë lekë;
Nga të cilat:
– të ardhura të tjera 1 000 milionë lekë;
– transferimet nga Buxheti i Shtetit 400 milionë lekë;
Shpenzimet 1 400 milionë lekë.
Të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Grantet 12 000 milionë lekë;
Të ardhurat tatimore 294 717 milionë lekë;
Të ardhurat jotatimore 25 400 milionë lekë.
Kufiri i financimit të deficitit të Buxhetit të Shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 60 528 milionë lekë. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja totale për financimin e deficitit prej 60 528 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.
Të ardhurat nga privatizimi që mund të krijohen gjatë vitit 2015, mbi shumën e vendosur në këtë ligj, përdoren jo më pak se 50 për qind për uljen e borxhit publik dhe pjesa tjetër përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve kapitale, e cila, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të Buxhetit të Shtetit, të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të këtij ligji.
Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Shpenzime te Buxhetit qendror 362 945 milionë lekë
Fondi rezervë dhe kontigjenca 6 700 milione leke
Detyrimet e prapambetura 20 000 milionë lekë
Huadhenie per energjine 3 000 milionë lekë
Fondi i kompensimeve prej 1 600 milionë lekësh përdoret për kompensimin e shtresave në nevojë, sipas rregullave, procedurave dhe kritereve të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave dhe u shpërndahen ministrive përkatëse mbi kufirin e miratuar në tabelën nr. 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 87 700 punonjës. Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, detajohet nga ministritë dhe institucionet qendrore, në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie. Këshilli i Ministrave mund të rialokojë numrin e punonjësve ndërmjet institucionevenë rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja. Numri rezervë përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për krijimin e institucioneve të reja. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion qendror. Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej 1 300 milionë lekësh, shpërndahet dhe përdoret me miratimin e Ministrit të Financave dhe sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të tij.
Për vitin 2015 nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja.
Ky përcaktim përfshin edhe ato struktura, në të cilat paga për funksion jepet ose është sipas gradës përkatëse, ku çdo rritje në gradë do të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur sipas gradave të miratuara.
Paga e Presidentit të Republikës është 257 000 lekë në muaj.
Fondi rezervë i buxhetit prej 1 500 milionë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontingjencës prej 5 200 milionë lekësh përdoret :
• Deri ne masen 3 000 milion leke nga Keshilli i Ministrave për të përballuar nevojën e kryerjes së financimeve të reja dhe shtimin e financimeve mbi fondet e miratuara të programeve ekzistuese.
• 1 000 milion leke per ekzekutimin e pagesave per detyrime nderkombetare me vendim te keshillit te ministrave.
• 1 200 milione leke për rritjen e pensioneve me vendim të Këshillit të Ministrave.