Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Business Tech Teknologji

Twitter, letër Musk: Kërkesa për t’i dhënë fund marrëveshjes, e pavlefshme

Share Share Icon

Në një letër dërguar SEC (The Securities and Exchange Commission), avokatët e Twitter të studios ligjore Wachtell, Lipton, Rosen & Katz, deklaruan se kërkesa për t’i dhënë fund marrëveshjes nga Elon Musk “është e pavlefshme dhe e paligjshme”.

Letra vjen pasi Musk dhe avokatët e tij deklaruan javën e kaluar se duan të anulojnë marrëveshjen për blerjen e rrjetit social, duke e akuzuar atë për “deklarata false dhe mashtruese”.

“Përkundër asaj që shkruani në letrën tuaj, Twitter nuk ka shkelur asnjë nga detyrimet e tij në marrëveshje dhe nuk ka pësuar dhe me shumë gjasa nuk do të pësojë asnjë efekt negativ material për shoqërinë. Kërkesa për t’i dhënë fund marrëveshjes është e pavlefshme, për arsyen kryesore që zoti Musk dhe palë të tjera të Musk kanë shkelur me vetëdije, qëllimisht, me vullnet dhe materialisht marrëveshjen” – lexohet në letrën e shoqërisë së Twitter.

Shoqëria kërkoi që “zoti Musk dhe Palët e tjera Musk të respektojnë detyrimet e parashikuara nga Marrëveshja”.

Prej muajit të kaluar, Musk dhe Twitter kanë pasur mosmarrëveshje për numrin e spam dhe llogarive false në platformë, duke pretenduar se ky numër është më pak se 5% e përdoruesve. Edhe pse kompania i ofroi ekipit të Musk akses “firehose” të të dhënave të saj, ekipi i CEO-s së Tesla deklaron se “ato API përmbanin një limit shpejtësie më të ulët se ajo që Twitter u jep klientëve më të mëdhenj të korporatave”.

Pasi njoftimit të Musk për t’i dhënë fund marrëveshjes, aksionet e Twitter ranë më shumë se 10%. Një raport i Bloomberg zbuloi se shoqëria e rrjetit social synon të ngrejë një padi kundër Musk këtë javë”.

/ Tech Crunch

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Huawei kryeson tregun global të wearables në T II

Pavarësisht suksesit të Huawei, tregu global i smart wearables regjistroi rënie të lehtë prej 0.7% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë...

3 days më parë 2 Min Lexim

Gjermani, Volkswagen po shqyrton mbylljen e fabrikave dhe shkurtimin e vendeve të punës

Gjiganti gjerman i automobilave, Volkswagen, deklaroi të hënën se nuk mund ta përjashtojë mbylljen e fabrikave dhe pushimet nga puna, ndërkohë që p...

6 days më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!