Në periudhën janar-dhjetor 2012 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 4 milion 736 mijë vizitorë, sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit, nga të cilët:
- 3.4 milion vizitorë të huaj jo-rezidentë, dhe
- 1 milion e 300 mijë vizitorë jorezidente me nënshtetësi shqiptare.
Në 2012 shënojmë ritmin më të lartë të rritjes së vizitorëve jo-rezident me një numër prej 702,586 vizitorësh të huaj jo-rezidentë ose 26% më shumë krahasuar me vitin 2011.
Numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë ato kosovarë me 48% të ndjekur nga maqedonas 12% malazezë 5%, grekë 7%,italiane 4%, gjermanë 2%, etj.
Krahas rritjes në përgjithësi, ka ardhur më rritje edhe numri i vizitorëve nga vendet e Evropës perëndimore dhe SHBA kahas rritjes së numrit të vizitorëve nga vendet e rajonit. Në vitin 2012 kanë hyrë:
– 78539 vizitorë anglezë ose 2.5% më shume se në vitin 2011
– 225175 vizitorë grekë ose 49% më shumë se në 2011
– 147018 vizitorë italianë ose 10% më shumë se 2011
– 42546 vizitorë zviceranë ose 30% më shumë se 2011
– 58621 vizitorë nga SHBA ose 5% më shumë se 2011
Në vitin 2012 parqet dhe musetë e Shqipërisë janë vvizituar nga 1, 4 milion vizitore vëndas dhe të huaj prej te cilëve janë gjeneruar 47,6 milion Leke.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.