Friday / September 13 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Editoriali Monitor

TURIZËM PËRTEJ MUAJVE TË VERËS

Share Share Icon

Shqipëria ka hyrë në sezonin e saj turistik më të rëndësishëm, që është momenti më i mirë për të gjithë agjentët ekonomikë. Vitin e kaluar, pati mbi 5 milionë turistë të huaj. Shifrat zyrtare tregojnë për rritje mesatare, 16.7%, që prej 2013. Por, turizmi si industri në Shqipëri, vijon të ketë dy probleme të rëndësishme, që nuk po i rikuperon dot me shpejtësinë e rritjes së numrit të vizitorëve.

Sipas INSTAT, vetëm 40% e vizitorëve të huaj vijnë për pushime dhe netët e qëndrimit janë të ulëta dhe rreth 48% e tyre pushuan në vendin tonë gjatë muajve korrik-shtator vitin e kaluar. Megjithëse edhe këta dy tregues janë përmirësuar, ende dëshmojnë se turizmi në Shqipëri nuk është i qëndrueshëm, ka cikël të shkurtër sezonal dhe është i kufi zuar në hapësirën gjeografi ke, kryesisht në bregdet. Pra një paketë të cunguar produktesh.

Konstatimi nuk është absolut, edhe pse kështu të paktën e tregojnë shifrat. Vitet e fundit, gama e produktit turistik është rritur. Kemi më shumë turizëm të aventurës, kulinari, agroturizëm etj. Turisti i huaj dhe bashkë me të, edhe paraja, ka nisur të futet më thellë gjeografi kisht në Shqipëri dhe më shumë banorë lokalë larg detit, në disa fshatra në zonat natyrore tërheqëse si në Valbonë, Theth, rrethinat e Tiranës etj., po përfi tojnë të
ardhura që më parë nuk i kanë pasur.

Vendi ka ende probleme me cilësinë e shërbimeve nga operatorët privatë, por veçanërisht nga produktet dhe shërbimet publike, si cilësia e ujit, papastërtia, kontrolli i dobët ushqimor dhe sanitar i agjencive shtetërore, të cilat janë evidentuar edhe nga operatorët turistikë të huaj. Megjithatë, edhe pse këto probleme mund të na kthehen në bumerang, nëse vijojnë për kohë të gjatë, Shqipëria ka mundësi ta zgjasë sezonin turistik përtej verës dhe ta shtrijë më shumë gjeografi kisht. Produktet e turizmit alternativ janë një zgjidhje e mirë dhe që kanë nisur të funksionojnë në Shqipëri, ndonëse janë në fi llesa.

Për ta arritur këtë, duhet shfrytëzuar që tani kontingjenti i pushuesve që vjen në verë. Turistët, veçanërisht të huaj, nuk duhen lënë të shijojnë vetëm rërën dhe detin. Agjencitë lokale por edhe makineria shtetërore
duhet të bëhen më agresive në promocion. Gjithë kjo “ushtri” duhet përdorur si shitës potencial te të tjerë të huaj që nuk kanë ardhur.

Agjencitë nuk duhet të mjaftohen me paketat bazë. Promovimi që mund të na vijë nga këta turistë, përveç detit do të jetë me përfi time disafi sh. Ne nuk mund ta konkurrojmë turizmin me resorte ‘all inclusive’ ku i gjen të gjitha brenda. Por Shqipëria e tëra mund të jetë një resort i madh, pikërisht se është një vend i vogël dhe me produkte që mund t’i arrish shpejt.

Nëse tani turizmi i detit është futur në ciklin e vet, që mund të amplifi kojë numrin e turistëve, vendi ka nevojë për turizmin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Shqipëria i ka mundësitë natyrore, tani duhet mendja njerëzore dhe, sigurisht, edhe qeveritë. Turisti ka mbërritur, duhet shëtitur për dore dhe për t’i treguar më shumë nga Shqipëria jonë.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!