Saturday / September 7 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Tregu presion mbi pagat, në tremujorin e tretë 2022 përgjysmohen pesha e punonjësve me pagë minimale

Share Share Icon

Mungesa e fuqisë punëtore është shndërruar në shqetësimin kryesor të sektorit privat në të gjitha linjat e biznesit.

Ky është një problem edhe për administratën publike, pasi mungojnë profesione specifike në disa fusha si mbrojtja, shëndeti etj.

Këto zhvillime po ushtrojnë presion mbi pagat. Në tre mujorin e tretë të vitit 2022 përqindja e punonjësve që paguheshin më pagë minimale ndaj totalit të punësuarve u përgjysmua.

INSTAT raportoi se në Korrik-shtator 2022 nga totali i të punësuarve me sigurime vetëm 15.8 paguheshin deri në pagën minimale, teksa në të njëjtën periudhe të vitit 2021 kjo kategori zinte 33 % të të punësuarve.

Pesha e punonjësve me pagë minimale shënoi rënie të dukshme që kur nisën të raportoheshin të dhënat në vitin 2014, kur gati 36 për qind e atyre që paguanin sigurime paguheshin deri në pagën minimale.

Të gjendur në vështirësi për punonjës shumë biznese ne sektorin e turizmit dhe bujqësisë që ishin në kulmin e aktivitetit në tremujorin e tretë 2022 aplikuan rritje page për të tërhequr forcën e punës që u nevojitej.

Ndikim ka dhënë dhe aksioni anti-informalitet i tatimeve që ka nxitur bizneset të deklarojnë paga reale të punonjësve.

INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar paga mesatare bruto për aktivitetin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, ka rritjen më të madhe vjetore prej 15,7 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grupaktiviteti i Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 5%.

Paga minimale në shkallë vendi aktualisht është 34,000 lekë, teksa qeveria ka lajmëruar rritjen e saj në 36,000 lekë.

Struktura e punësimit në favor të pagave të larta po rritet. INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë të vitit 2022 rritjen më të lartë në totalin e punësimit e kishte kategoria e punonjësve që paguhej në intervalin 34,000-40,000 lekë në muaj, e cila zuri 26.7 për qind të totalit te të punësuarve nga 16.1 për qind që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2021.

Rritje pësuan edhe kategoritë e tjera më paga më të larta. Kategoria e punonjësve me pagë 40,000-50,000 lekë u rrit me 2.5%, ndërsa kategoria 50,000-60,000 lekë në muaj nuk pësoi ndryshim gjatë periudhës në analizë.

Punonjësit me paga nga 60,000 -95,000 është kategoria e dytë më peshën më të lartë në totalin e të punësimit. Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar 24.7% e të punësuarve ishin në këtë nivel page, një vit më parë ata zinin 22.4%.

Rritje të peshës me 1.2 pikë% pësoi edhe grupi i pagave më të larta mbi 120 mijë lekë në muaj. Kjo kategori zuri 6.4% të totalit te të punësuarve nga 5.2% në tremujorin e tretë.

 width=

Burimi: INSTAT

 width=

Burimi: INSTAT

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

A është leja e lindjes një “vrasës karriere”?

Rikthim nga leja e lindjes si kërkesë e nënkuptuar për ruajtjen e vendit të punës, zgjedhje vendesh pune me fleksibilitet, por jo pagesa të mira, a...

24 hours më parë 12 Min Lexim

“Sfidat ekonomike të lejes së lindjes, pengesë mbi mundësitë për rritjen profesionale”

Flet Erion Muça, ekspert punësimi e karriere, pedagog   Sfidat që përballen gratë pas rikthimit nga leja e lindjes përfshijnë përshtatjen me n...

24 hours më parë 9 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!