Sunday / September 8 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Banka Lajmet Kryesore Nga Vendi

Tregu i obligacioneve private u rrit përsëri në gjysmën e parë të vitit

Share Share Icon

Tregu i letrave të borxhit të shoqërive tregtare vijoi rritjen edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i këtyre instrumenteve, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, në fund të 6-mujorit 2024 arriti në më shumë se 21.7 miliardë lekë. Vlera e obligacioneve të shoqërive tregtare është rritur me 6.2% që nga fillimi i vitit dhe me 56.4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.

Portofoli i obligacioneve të shoqërive tregtare në pjesën më të madhe përbëhet nga obligacione të emetuara me ofertë private, ndërsa vitin e kaluar u realizua edhe emetimi i parë i obligacioneve me ofertë publike, nga institucioni financiar NOA.

Sipas ligjit, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionere dhe të ofrohen për shitje te investitorë institucionalë dhe tek një numër prej deri 100 individësh. Në Shqipëri, këto instrumente kanë nisur të përdoren për herë të parë në vitin 2011.

Afërsisht 63% e obligacioneve me ofertë private janë të emetuara në valutë të huaj. Pesha specifike e instrumenteve në valutë të huaj ka vazhduar të rritet lehtë edhe në gjysmën e parë të këtij viti, me afërsisht tre pikë përqindje më shumë krahasuar me një vit më parë. Në pjesën dërrmuese, obligacionet me ofertë private në valutë janë të emetuara në euro, me rreth 60% të totalit, ndërsa ato në dollarë amerikanë përbëjnë rreth 3%. Pjesa e mbetur prej afërsisht 37% e totalit është e emetuar në monedhën lekë.

Dominimi i euros edhe në strukturën e obligacioneve me ofertë private lidhet me sasinë e madhe të kursimeve në monedhën europiane të mbajtura nga publiku shqiptar, por edhe norma interesi më të favorshme për emetuesit.

Emetuesit kryesorë të obligacioneve korporative në Shqipëri janë në pjesën dërrmuese bankat dhe institucionet financiare. Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator. Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit” i njeh instrumentet e borxhit të varur si pjesë të kapitalit rregullator të bankave, deri në një të tretën e vlerës totale të kapitalit rregullator.

Në vitet e fundit, bankat janë përballur me një rritje graduale të kërkesa për kapital, me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit dhe të kuadrit rregullator plotësues, i lidhur me skemën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Këto kërkesa të reja i kanë dhënë një shtysë edhe më të fortë rritjes së përdorimit të obligacioneve me ofertë private.

Emetimet e obligacioneve nga bankat tregtare priten të rriten më tej në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Në periudhë korrik gusht, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi aktofertat e radhës për emetimin e obligacioneve nga Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins dhe Banka OTP Albania. /E.Shehu

Burimi: AMF

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Qeveri ulu: 4!

4 hours më parë 5 Min Lexim
Ads

Trajnimet kanë humbur funksionin, duhen investime në laboratorë dhe teknologji

B, Muslia* Arsimi momentalisht është në një kaos total. Ata që nuk e pranojnë, dhe refuzojnë ta shikojnë kështu, dhe ta shfaqin publikisht këtë kao...

4 hours më parë 4 Min Lexim

Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

Nga A. Shala*   Kualifikimi i mësuesve është proces më vete, që përveç matjes së aftësive të tij profesionale, u jep edhe titull ose status më...

4 hours më parë 5 Min Lexim

Përfaqësimi i zërit të punonjësve

4 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!