Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Tregu i bukës së freskët 60 mln euro më 2024, rritje vjetore 5,7%

Share Share Icon

Tregu i bukës dhe, në përgjithësi, prodhimet e brumit po zgjerohen nga frekuentimi i turistëve të huaj. Të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se vlera e shitjeve arriti në rreth 6 miliardë lekë në vitin 2024, e barabartë me 60 milionë euro. Në krahasim me vitin 2023, ajo u rrit me 5.7 për qind.

Ky sektor u ndesh me vështirësi para dhe pas pandemisë, kur emigrimi nisi të rritej pas vitit 2015, sidomos në moshat e reja. Importet dhe konsumi i brumërave ranë disa vite rresht deri në vitin 2022, por në 2023 dhe 2024 nisi rritja prej flukseve të turizmit.

Turizmi po ndikon dukshëm në përdorimin e tyre, sidomos gjatë sezonit veror kur prurjet e vizitorëve janë më të mëdha. Restorantet, furrat artizanale, pastiçeritë dhe pikat e shërbimit të shpejtë përgjatë zonave turistike shesin më shumë bukë, byrekë, pica dhe ëmbëlsira tradicionale. Nga ana tjetër, hotelet dhe resortet rrisin ndjeshëm porositë për brioches dhe produkte të ngjashme.

Kërkesa e larmishme e turistëve po shtyn prodhuesit të kombinojnë shijet vendase me ato ndërkombëtare, duke ofruar si byrekë e bukë misri, ashtu edhe brioshe, bageta dhe pica napolitane.

Rritja e konsumit gjatë muajve të pikut ka një efekt zinxhir te prodhuesit e miellit dhe rrjetet e shpërndarjes, që porosisin sasi më të mëdha e madje shtojnë importet për të përballuar fluksin.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se importet e grurit, pas rënies së vazhdueshme, u rritën me 18.8 për qind në 2023 dhe 16.7% më 2024, duke ndjekur rritjen e turizmit. Kulinaria shqiptare është bazuar në brumëra, mish dhe bulmet. Shtimi i konsumit për shkak të vizitorëve ka sjellë në rritje importin e ushqimeve, pasi prodhimi vendas, përveçse është në tkurrje, është edhe i pamjaftueshëm.

Për bizneset, kjo periudhë është një mundësi për të forcuar të ardhurat, sepse vizitorët me fuqi blerëse më të lartë pranojnë çmime pak më të rritura për produkte artizanale dhe autentike me cilësi të lartë.

Vitet e fundit, turizmi po shndërrohet në motor të rritjes së konsumit dhe, nga ana tjetër, po nxit zgjerimin e ofertës me receta vendase edhe në furrat dhe pastiçeritë./ B.Hoxha

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

8 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!