Bizneset e kryeqytetit dhe të jugut të vendit kanë më shumë mundësi që të gjejnë punonjës të diplomuar për të punësuar në aktivitetin e tyre, ndërsa ata në Elbasan e Shkodër kanë më shumë shanse që të gjejnë femra të arsimuara.
Sipas të dhënave të Censusit 2011, të publikuara nga INSTAT, popullsia me diplomë universitare ose gradë më të lartë të fituar është në nivelet më të larta në Tiranë dhe Gjirokastër, përkatësisht me 18.8% dhe 12.3%.
Përqindja më e lartë e femrave me nivel më të lartë të arritur është në Elbasan 55.7%; Shkodër 53.4%
Përqindja më e lartë e meshkujve me nivel më të lartë të arritur është në Gjirokastër 52.4%; Dibër 52.1%
Popullsia me nivelin më të lartë të arritur gjendet në zonat urbane dhe bashkitë e mëdha, sipas INSTAT.
GRAFIKU Përqindja e popullsisë me diplomë universitare ose gradë më të lartë të fituar
Numri mesatar i viteve të shkollimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 10 vite, bën të ditur INSTAT.
Qarqet e Tiranës, Vlorës dhe Gjirokastrës kanë numrin mesatar më të lartë të viteve të arsimit të përfunduar.
Ndërsa përqindja më e lartë e anafalbetizimit është në Lezhë e Elbasan.
GRAFIKU Përqindja e popullsisë analfabete 10 vjeç e lart sipas qarqeve
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.