Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Kosova

Thellohet deficiti tregtar i Kosovës me 30.5%

Share Share Icon

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë me 30.5% në muajin qershor 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 418,1 milionë euro krahasuar me deficitin 320,4 milionë euro në vitin 2021.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se deficiti tregtar në muajin qershor është rritur me 30.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, pasi është rritur edhe importi.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 418.1 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 320.4 milionë eurosh në vitin 2021.

Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në muajin qershor kishte vlerën 74.6 milionë euro, ndërsa importi 492.8 milionë euro, që është një rritje prej 2.4 për qind për eksport dhe 25.3 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24.3 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.6 për qind të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 14.7 për qind të eksporteve e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt tjerë prej tyre; 8.6 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.5 për qind e përbëjnë produktet minerale; 4.2 për qind artikujt prej guri, allçie, prodhimet e qeramikës dhe qelqit, e të tjera. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.4 për qind të importeve e përbëjnë produktet minerale; 12.8 për qind të importeve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.4 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.3 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 7.5 për qind mjetet e transportit; 7.4 për qind plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 6.8 për qind të importeve e përbëjnë produktet e industrisë kimike, e të tjera”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Mes tjerash, ASK-ja bën të ditur se eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 24 milionë euro, ndërsa importet nga 27 vendet anëtare të bllokut arritën në 192,4 milionë euro.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 24 milionë euro, ose rreth 32.2 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2.4 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (9.0 për qind), Itali (5.3 për qind), Holanda (3.6 për qind)”.

“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 192.4 milionë euro, ose 39 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13 për qind. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (10.7 për qind), Greqia (5.7 për qind), Italia (4.3 për qind)”.

Në muajin qershor të këtij viti, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 28.2 milionë euro, ose 37.8 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-2.8 për qind). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (13.4 për qind), Shqipëria (12 për qind), Serbia (5.8 për qind) dhe Mali i Zi (5 për qind).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin qershor arritën në 92.8 milionë euro, ose 18.8 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17.7 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.8 për qind), Maqedonia e Veriut (5.3 për qind) dhe Shqipëria (5 për qind).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 22.3 milionë euro, ose 29.9 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport, vlen të përmenden: ShBA (13.8 për qind), dhe Zvicra (7.7 për qind).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 207.4 milionë euro, ose 42.1 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.1 për qind) dhe Kina (9.7 për qind).

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Arrihet vlera 3 miliardë euro e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e arriti për herë të parë vlerën e 3 miliardë eurove të mjeteve neto në menaxhim në fundin e gushtit 2024. N...

6 days më parë 2 Min Lexim

Heqja e Ligjit të Punës nga Programi Legjislativ, reagon Dhoma e Tregtisë në Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me heqjen e Ligjin të Punës nga Programi Legjislativ, veçanër...

6 days më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!