Tuesday / September 10 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

“Të huajt interes të lartë për motorsportin, ndikim te turizmi”

Share Share Icon
Flet Julinda Dhame, Presidente, Federata Shqiptare e Motoçiklizmit

 

Turizmi i aventurës dhe sporti i aventurës mund të jenë bashkudhëtarë të mirë që mbështesin njëri-tjetrin.

Të paktën kështu e sheh promovimin dhe rritjen e motorsportit, Presidentja e Federatës Shqiptare të Motoçiklizmit, Julinda Dhame.

Sipas saj, interesi i të huajve është në rritje dhe pavarësisht se motorsporti është një sport me kosto jo të ulët, pjesëmarrja ka qenë e lartë.

Plotësimi i paketës së Shqipërisë edhe me këtë pjesë vetëm rrit përfitimin që mund të ketë ekonomia.

 

Ju jeni angazhuar herët me garat sportive rally në vend, duke sjellë një nga aktivitetet më dinamike, me pjesëmarrje të lartë të të huajve por edhe vendasve. Cilat janë angazhimet momentale në lidhje me garat sportive. A keni një kalendar vjetor të miratuar dhe si duket interesi?

Rally Albania është një formë kompeticioni (garë) e tipit Cross Country, e zhvilluar në Shqipëri, përpara 17 vitesh, dhe këtë vit ne organizojmë edicionin e 19-të.

Është një garë ndërkombëtare ku marrin pjesë garues nga 27 shtete. Ajo zgjat një javë dhe përshkon 2500 kilometra në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu kemi disa aktivitete të tjera sportive, si për shembull një kushtuar vajzave e grave, që quhet Rally Princess, kemi disa gara me moto në kategori të ndryshme Motorally, Enduro, Supermoto.

Në kalendarin e përvitshëm kemi një aktivitet shumë special TIRANA24H, gara 24-orëshe pa ndalim, një super adrenalinë brenda një ditë-nate.

Kalendari ynë sportiv për vitin 2023 është ambicioz. Duam të rrisim interesin e të zgjojmë pasionin te sportistët e amatorët. Interesi më i madh është te të huajt, sepse sporti që ushtrojmë ne është një sport i shtrenjtë, por sigurisht ka dhe shqiptarë e ata që vijnë, nuk ikin më.

 

 width=

 

Kombinimi i garave është një aktivitet mes sportit dhe turizmit. Cila është përshtypja që keni marrë nga të huajt për Shqipërinë dhe a ka interes që ajo të kthehet në një destinacion të konsoliduar për garat sportive?

Përveç garave sportive, ne zhvillojmë dhe off road tour për të huajt por dhe Rally Raid, Iliria Raid, të cilat janë një formë kompeticioni por më i thjeshtë e më shumë turistik, që përfshin 5 shtete.

Gara Rally Albania, prej 17 vitesh ka sjellë në Shqipëri mbi 10 mijë të huaj, të cilët janë kthyer më pas me fëmijë e familje për turizëm.

Shqipëria pëlqehet sidomos nga sportistët e huaj, pasi jep adrenalinë, relaks dhe gjithmonë me çmime më të lira se në çdo vend tjetër të Europës.

Garat kanë ndikim pozitiv lokal në zonat ku ne kalojmë apo qëndrojmë, pasi shpenzohen para në shërbime, blerje, hoteleri e ushqim.

 

Çfarë mund të bëhet për ta promovuar më shumë këtë pjesë të Shqipërisë, duke krijuar një treg dhe paketë tërësisht të unifikuar për një lloj turisti që nuk është shumë tipik për detin dhe rërën, por më shumë i aventurës?

Është shumë e thjeshtë, shteti dhe qeveria duhet të promovojë sportin e aventurës, paketa turistike të turizmit të aventurës.

Investimet në infrastrukturë duhet të përshtaten për këtë trend.

Individët që parapëlqejnë këtë lloj turizmi nuk paragjykojnë dhe as ndikohen nga të papriturat, por i shohin ato si pjesë të bukur dhe të veçantë të udhëtimeve të tyre.

Gjithashtu, ky lloj turizmi quhet dhe turizëm aktiv, ndryshe nga ai që jemi mësuar ne, turizmi i relaksit.

 

 width=

 

Cilat janë destinacionet më mbresëlënëse për pjesëmarrësit në këto gara nga ajo që keni konstatuar gjatë route-ve të ndjekura?

Destinacionet ne i zgjedhim të tilla, që të mos jenë përsëritëse, për shkak së shumë garues vijnë me vite në këto gara. Por malet e Librazhdit, Beratit, Skraparit, Korçës, Ersekës, Valbonës ngelen pikat tona më të forta për bukuritë natyrore, por dhe shërbimin.

 

Sa të konsoliduara janë hallkat institucionale dhe elementet infrastrukturore në vend, për të mundësuar zgjerimin e një tregu të kësaj natyre, sado modest të jetë ai?

Ne, siç e përmenda më sipër, organizojmë prej vitesh gara në Shqipëri dhe kemi pasur gjithmonë mbështetje të pakushtëzuar të Policisë Rrugore dhe Policisë së Shtetit, Bashkitë dhe sigurisht Ministria e Sportit ndër vite.

Por ajo që do të na bënte punë, për ta rritur këtë sport, do të ishte dhe mbështetja financiare, e cila deri më tani është shumë modeste e përsëri duhen sakrifica për të arritur këtë standard që kemi sot, konkurrues në tregun europian.

 

Shqipëria parashikon të ketë një Auto Moto Park në Elbasan, që do të jetë i destinuar për këtë lloj industrie. Në gjykimin tuaj, si pritet të ndikojë ky projekt te motorsporti?

Mendoj se do të këtë ndikim në Motorsport, por dhe në turizmin dhe ekonominë shqiptare e ne si federatë, na lind detyra që në momentin e përfundimit të investimit, të mund të promovojmë në network-un tonë, si dhe në garat ndërkombëtare që zhvillohen në shtetet e tjera.

Shumë shpejt, Shqipëria do bëhet një destinacion trendi për motorsportin e me këtë rast, duke pasur dhe pista, do të rriten dhe lloje të tjera garimi.

 

LEXONI EDHE:

https://monitor.al/kemba-ne-gaz-per-dimensione-te-reja-te-motorsportit-shanset-per-formula-1-ne-shqiperi/

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Investimet e Huaja Direkte përsëri rritje, arritën në 749 milionë euro për 6-mujorin e parë

Investimet e Huaja Direkte shënuan vlera të reja rekord për tremujorin e dytë dhe të gjithë 6-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e...

9 hours më parë 3 Min Lexim
Banka /

BSH: Çmimi mesatar i banesave i është kthyer rritjes

Çmimet e banesave iu kthyen rritjes në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Indeksit Fischer të llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi i banesave ...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!