Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Ekonomi Lajmet Kryesore Nga Vendi

Të ardhurat nga puna jashtë vendit këtë vit po shënojnë rekord historik

Share Share Icon

Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit këtë vit kanë arritur vlerat më të larta historike.

Të ardhurat nga ky zë në bilancin e pagesave për gjysmën e parë të këtij viti kishin vlerën e 298 milionë eurove, në rritje me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Me këtë shifër, të ardhurat nga puna dhanë një kontribut të rëndësishëm në prurjet valutore në ekonomi dhe në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente.

Në terma neto (duke zbritur të ardhurat e jorezidentëve nga puna në Shqipëri), të ardhurat nga puna kishin vlerën e 278 milionë eurove, me një rritje edhe më të madhe, prej 20% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi.

Për 6-mujorin 2024, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 510 milionë eurove, në rritje me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po të mbledhin remitancat dhe të ardhurat nga puna, kontributi i tyre total në ekonominë shqiptare arriti në 808 milionë euro për gjashtë muaj, shifër kjo 16% më e lartë krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 31% të deficitit tregtar në mallra për gjysmën e parë të këtij viti.

Në këto 30 vite, puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur aftësitë eksportuese të ekonomisë shqiptare. Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).

Për 6-mujorin, ato arritën në 358 milionë euro, 9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fasoneria në dy vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor, por megjithatë vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash për balancimin e deficitit të jashtëm të ekonomisë./E.Shehu

Burimi: BSH

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!