Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur fushatën e ndërgjegjësimit për përdorimin e formateve elektronike për realizimin e pagesave të detyrimeve. Me anë të këtij projekti synohet që të ofrohet mundësia që çdo tatimpagues të kontrollojë situatën e tij tatimore pa qenë e nevojshme të paraqitet në sportelet e shërbimit të administratës. Nga ana tjetër tatimet shpresojnë që falë këtyre opsioneve të rrisin deklarimin vullnetar të tatimpaguesve duke përmbushur detyrimet tatimore. Pagesat elektronike reduktojnë ndjeshëm kostot administrative të biznesit.
ePagesa
Të gjithë tatimpaguesit të cilët deklarojnë (tashmë vetëm nëpërmjet formës elektronike) mund të bëjnë pagesën e detyrimeve tatimore nëpërmjet formës elektronike pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet e bankës. Me anë të pagesës elektronike synojmë të shkurtojmë kohën që i duhet një biznesi të deklarojë dhe paguajë detyrimet tatimore, duke ulur kostot e tij administrative, rritur transparencën si dhe zhvillimin e cilësisë të shërbimeve të Administratës Tatimore ndaj bizneseve.
mTax
Me anë të këtij aplikacioni të gjithë përdoruesit do të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm rreth tatimeve dhe deklarimeve të kryera kudo që ndodhen dhe në çdo kohë.
Do të kenë informacionet më të fundit nga Administrata Tatimore, Kalendarin tatimor, i cili do të orientojë dhe ndihmojë tatimpaguesit të deklarojnë dhe paguajnë në kohë detyrimet tatimore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.