Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Financa Lajmet Kryesore Nga Vendi

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, kur rrezikohet sekuestrimi i makinës

Share Share Icon

Bizneset dhe individët, që kanë detyrime tatimore të papaguara mbi 1,000 lekë duhet të mendojnë për shlyerjen, pasi rrezikojnë t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, proces që zbatohet për mbledhjen me forcë të debisë të pashlyer për një kohë të gjatë.

Tatimet pohojnë se detyrimet e papaguara tatimore me vlerë mbi 1,000 lekë, për të cilat bëhet analizë risku, përfshijnë të gjitha llojet e taksave që arkëtohen prej administratës tatimore, si kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, TVSH, Tatim për të ardhurat, Tatim mbi pagat, etj.

Por mosshlyerja për një kohë të gjatë, përtej afatit ligjor, të detyrimeve tatimore mund të çojë deri në sekuestrimin e mjetit.

Tatimet shpjeguan se nuk do të sekuestrohet makina për vetëm 1,000 lekë të papaguara, por për çdo borxh që është mbi këtë shumë dhe rezulton i papaguar prej vitesh, Tatimet fillojnë një analizë të veçantë të riskut për të vendosur masat që duhen marrë.

Tatimet tashmë kanë një marrëveshje me Shërbimin e Transportit Rrugor dhe mund të kontrollojnë menjëherë nëse debitorët disponojnë mjet në emër të tyre.

Kjo i ndihmon ata që të reagojnë më shpejt. Pas marrëveshjes së nënshkruar mes drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (DSHTRR), tatimet tashmë në kohë reale u mundësohet evidentimi i të dhënave për mjetet e debitorëve.

“Risia e marrëveshjes së nënshkruar është evidentimi në kohë reale e të dhënave për mjetin e debitorëve tatimorë, ndryshe nga më parë, ku informacioni merrej nëpërmjet shkresave që i përcillej DPSHTRR.

Pas dërgimit të shkresës, informacioni për mjetin e debitorit vihej në dispozicion pas 1 apo 2 javësh. Me marrëveshjen e nënshkruar të dhënat gjenerohen automatikisht në sistem”, pohojnë Tatimet.

Por sekuestrimi i makinës për tatimet, pas vendosjes së titullit ekzekutiv që ekzekutohet prej përmbaruesve, nuk vjen menjëherë.

Sipas administratës tatimore debitorit i dërgohen njoftime të njëpasnjëshme që i kujtojnë për shlyerjen e detyrimit. Nëse pas njoftimeve nuk merren masa për shlyerjen, i dërgohet njoftimi i barrës hipotekore dhe barrës siguruese, ku njoftohet që për tatimin e pashlyer do t’i sekuestrohet mjeti që ka në dispozicion.

Po ashtu më herët Administrata Tatimore u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kryejnë transaksione shit-blerjeje për mjete të përdorura, të tregojnë kujdes dhe të verifikojnë statusin tatimor të pronarit të mjetit përpara finalizimit të marrëveshjes.

Çdo mjet që është në pronësi të një tatimpaguesi debitor (pra që ka detyrime të papaguara ndaj shtetit) mund të jetë subjekt i masave të sigurimit, si bllokim apo sekuestrim nga AT.

Në raste të tilla sipas administratës tatimore transaksioni i shitjes mund të rezultojë i pavlefshëm./ D.Azo

Lexoni më shumë:

Kujdes individë e biznese! Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

8 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!