Sondazhi: Të rinjtë e brezit Z janë më të vështirët në punë
Edhe menaxherët e brezit të tyre e pohojnë këtë. Ndërkohë, drejtuesit planifikojnë të punësojnë më shumë nga homologët e tyre mijëvjeçarë.
Nuk është sekret, që Brezi Z (Gen Z), të lindurit midis fundit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2010, shpesh akuzohet se, sipas fjalëve të aktores së njohur të Sister Act, Whoopi Goldberg, nuk punojnë ashtu siç bënë brezat e mëparshëm.
Në fillim të këtij viti, aktorja fituese e çmimit Oskar, Jodie Foster, u ankua se të rinjtë e brezit Z, paraqiten në punë vonë, në 10:30 të mëngjesit dhe një gazetar, kritikoi të rinjtë, që janë gjithmonë me vonesë.
Vetëm muajin e kaluar, një CEO shprehu grindjen e tij me brezin Z, kur një kandidat i ri për punë, refuzoi të bënte një detyrë 90-minutëshe, sepse “dukej se ishte shumë punë”.
Por, nuk janë vetëm brezat e mëparshëm, ata që kanë vlerësuar se sa të ndryshëm (ose më mirë, të vështirë) janë brezi më i ri i punnjësve. Tani edhe menaxherët e punësimit të brezit Z, po ankohen për stilin e punës së brezit së tyre.
Resume Genius, pyeti 625 menaxherë punësimi në SHBA, se me cilin brez është më sfidues për të punuar dhe 45%, vunë në dukje brezin Z. Për më tepër, 50% e menaxherëve të punësimit tëbBrezit Z, pranuan se brezi i tyre, është më i vështiri për t’u menaxhuar.
Ndoshta çuditërisht, brezat e mëparshëm, të cilët kanë pasur pjesën e tyre të kritikave, për shkak se nuk kanë qenë në kontakt me punnjësit e sotëm, u votuan si më të lehtët për t’u menaxhuar.
Ndërsa vetëm 4% e menaxherëve të punësimit të anketuar, presin të punësojnë të rinj në vitin e ardhshëm, një e treta pranoi se ndoshta, do të përfundojnë duke punësuar të rinjtë e brezit Z.
Pavarësisht se është brezi më i vështirë në punë, brezi Z është kandidati i dytë më i mundshëm, për t’u punësuar.
Ndërsa bashkëmoshatarët e tyre, pak më të kalitur, mijëvjeçarët, ose millenials, (45%), të lindurit midis viteve 1981 dhe 1996, janë më të preferuarit.
Në krahasim, vetëm 14% e menaxherëve të punësimit të anketuar, presin të punësojnë punëtorë të brezit X vitin e ardhshëm.
Punnjësit bëhen më të lehtë për t’u menaxhuar me kalimin e viteve
Sondazhi, nuk analizoi, pse punnjësit e brezit Z, janë më sfidues për të punuar me kolegët e tyre, por është e vështirë të injorohet fakti, që grupi i fundit i punnjësve, u rrit gjatë pandemisë.
Brezi Z, jo vetëm që humbi përvojat kryesore të universitetit, nga festat e deri tek hedhja e kapelave të diplomimit në ajër, por ata gjithashtu, nuk arritën të shijonin botën e punës, përmes praktikave verore, përpara hyrjes në tregun e punës.
Kjo është arsyeja, pse punëdhënësit, tani po u japin të diplomuarve, trajnime shtesë, për t’i përmirësuar ato.
Katër firmat e konsulencës në botë (Big Fours): Deloitte, PwC, KPMG dhe EY, po ofrojnë të gjitha trajnime për aftësitë e ‘buta’* për të rinjtë, duke përfshirë mësime se si të flisni në mbledhje.
Por, COVID-19 nuk është plotësisht fajtor, për luftën e drejtuesve me brezin Z: Siç sugjeron sondazhi i Resume Genius, punnjësit bëhen më të lehtë për t’u menaxhuar me rritjen e moshës.
Ndërsa 45% e të anketuarve, e përshkruan brezin Z, si më sfiduesin për të punuar me të, kjo ra në 26% për mijëvjeçarët, 13% për brezin Z dhe 9% për brezin baby boomers, të lindurit midis viteve 1946 dhe 1964.
Autori i studimit Geoffrey Scott shprehet se “brezi Z, i ka tronditur gjërat tashmë, por ata nuk janë këtu për të shkatërruar: Ata sjellin një përzierje unike talentesh dhe idesh të guximshme, që mund të rinovojnë çdo forcë punëtore.”
Për shembull, sipas studimit, menaxherët e brezit Z, kanë më shumë gjasa të marrin vendime për punësim, bazuar në atë, që kandidatët vendosin si “hobi dhe interesa” në CV-në e tyre, më tepër se sa në përvojën profesionale.
/ Shqip.al
* Aftësitë e buta (soft skills), janë tipare të përgjithshme, jo specifike për asnjë punë, që ndihmojnë punonjësit të shkëlqejnë në çdo vend pune. Ato përfshijnë komunikimin, punën në grup dhe përshtatshmërinë, shpesh të quajtura aftësi të transferueshme, ose ndërpersonale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.