Revista Monitor është duke zhvilluar një sondazh ne lidhje me sektorin e turizmit në vend.
Ku kanë zgjedhur të pushojnë shqiptarët këtë vit? Brenda apo jashtë Shqipërisë? Cilat janë arsyet që e shtyjnë të zgjedhin njërin apo tjetrin destinacion.
Po bizneset që operojnë në sektorin e turizmit, si e shohin situatën këtë vit? Krahasuar me një vit më parë presin më shumë prenotime, që njëkohësisht përkthehet edhe në më shumë të ardhura?
Po çmimet si janë? Çfarë duhet bërë për të përmirësuar sektorin e turizmit në vend?
Për të patur një pasqyrim më të gjerë, dhe një raportim më të qartë, Revista Monitor është duke zhvilluar një sondazh në lidhje me sezonin turistik 2024.
Të dhënat tuaja do të jenë të sigurta dhe do të lexohen vetëm nga stafi ynë, me qëllim identifikimin e problematikave dhe raportimin sa më korrekt të tyre.
Të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, pa marrë më parë pëlqimin tuaj.
Për të marrë pjesë në raportimin tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit: [email protected] ose përmes rrjeteve tona sociale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Mendoj se nuk duhej te behej kaq shume reklame pa qene gati infrastruktura ne tersi turistike e para ne skemi transport publik 0 sjemi gati per nje fluks te tille njerzish dhe kjo do perkthehet ne zhgenj total ne vitet ne vazhdim duhet te ulen me kembe ne toke
pyetjet jane renditur gabim dhe ske si ti pergjigjesh. ku te gjithe shqiptaret ikin jashte. neper super resorte me super cmime.
Se pari rregulloni pasojat e demtimeve nga tërmeti. Prezantimi me i keq, eshte ish farmacia nr. 10 Vijne plot turiste fotogrfojne dhe qeshin me pamjen qe
prezanton”Shqiperia turistike”