Friday / September 13 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Skenarët e ringritjes të nisin nga arsimi dhe inovacioni

Share Share Icon

Flet Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa

 

Zhvillimet e vitit të ardhshëm rrethohen nga kriza e pandemisë dhe pasiguritë e brendshme politike, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa, tha se, përkundër këtyre zhvillimeve, kushtet buxhetore mbeten shumë të brishta, me një borxh publik që do të vazhdojë të rritet dhe rreziqet e shtuara, për shkak të angazhimeve masive buxhetore në kontratat e Partneritetit Publik-Privat.

Xhepa thotë se kjo krizë dhe gjendja e përgjithshme e ekonomisë së vendit kanë nxjerrë në pah tre drejtime shumë të rëndësishme politike si mbështetja e shëndetësisë, arsimit dhe sektorit privat, i cili bazohet te teknologjitë e reja dhe inovacioni. Ai e vuri theksin te rëndësia e arsimit, pasi në fakt, ky është sektori ku goditja e krizës, do të ketë pasoja në një gjeneratë të tërë të brezit të ardhshëm.

 

Cili është skenari juaj, nëpërmjet të cilit do të rimëkëmbët ekonomia shqiptare vitin që vjen?

Në kushtet kur pasiguritë në lidhje me sjelljen e virusit mbeten të larta dhe efikasiteti i vaksinës është në testim në vendet e zhvilluara, ndërsa në Shqipëri perspektivat mbeten të paqarta, në kohën e kësaj interviste, duhet pranuar se, skenarët e së ardhmes së ekonomisë në vitin 2021 mbeten gjithashtu të paqartë.

Zhvillimet e vitit të ardhshëm rrethohen edhe nga pasiguritë e brendshme politike, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Sipas gjasave duket se fushata do të jetë e gjatë në kohë, e ashpër në retorika dhe aspak joshëse për investime të reja. Duhet të pohojmë se kushtet buxhetore mbeten shumë të brishta, me një borxh publik që do të vazhdojë të rritet, edhe pse është planifikuar një deficit fiskal më i ulët se ai i vitit aktual.

Besoj se parashikimet makroekonomike dhe buxhetore të vendit kanë nevojë për të kaluar nga Ministria e Financave te një autoritet më i pavarur ekspertësh dhe me varësi nga Parlamenti. Duhet që statistikat mbi financat publike të jenë të besueshme, transparente dhe projeksionet, sa më shumë realiste.

Rreziqet e shtuara për financat publike, edhe për shkak të angazhimeve masive buxhetore në kontratat e Partneritetit Publik-Privat, nuk bëjnë gjë tjetër veçse të krijojnë një perspektivë aspak optimiste për vitin 2021. Shpresoj që pas zgjedhjeve të reja parlamentare të kemi një rishikim të fortë të buxhetit dhe politikave ekonomike, për t’i orientuar ato drejt një shikimi më afatgjatë.

 

Në çfarë sektorësh duhet të riorientohet ekonomia, në mënyrë që humbjet të kompensohen shpejt?

Është e ditur se sektorët me një kthim më të lartë janë sektorët e teknologjive inovative. Mendoj se biznesi duhet të ketë nxjerrë mësime nga kriza e shkaktuar nga ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit. Duhet të mendohet për strategji biznesi, që i bëjnë ata më imunë ndaj goditjeve negative të tilla.

Me këtë dua të them se politikat e inventarit, të mbrojtjeve financiare të përshtatshme, diversifikimi i partnerëve tregtarë, investimet në Teknologjitë e Komunikimit dhe Informacionit (ICT) për t’i përdorur ato më shumë në biznes, janë përparësi për sipërmarrjet.

Mendoj se edhe bujqësia dhe industria ushqimore duhen konsideruar parësore dhe duhet mbështetur më fort, jo vetëm me skemat e financimit me fonde jo të kushtueshme, por edhe me institucione mbështetëse të cilat garantojnë cilësinë e prodhimeve dhe tregjet e shitjes. Me siguri që prirje të tilla do të shfaqen vetiu gradualisht dhe mendoj se, politikat mbështetëse duhet t’i ndihmojnë t’i forcojnë këto prirje dhe t’i përshpejtojnë ndryshimet që do të prodhohen nga vetë forcat e tregut.

 

A mund të kthehet në mundësi kjo krizë për disa sektorë dhe çfarë politikash mbështetëse duhet të aplikohen?

Kriza dhe gjendja e përgjithshme e ekonomisë së vendit kanë nxjerrë në pah tre drejtime shumë të rëndësishme politike: (a) mbështetjen e shëndetësisë, (b) arsimit, (c) sektorit privat që bazohet te teknologjitë e reja dhe inovacioni.

Fatkeqësisht nuk kam parë te buxheti i vitit 2021 asnjë shenjë se po lexohen drejt këto prioritete. Ndërsa rëndësinë e shëndetësisë e kuptojmë edhe më fort në këto kohë krize serioze shëndetësore, rëndësinë e arsimit mbase nuk e shohim qartë, por ky është, në fakt, sektori ku goditja që po jep kriza, do të ketë pasoja në një gjeneratë të tërë të brezit të ardhshëm.

Pasojat janë të studiuara nga episodet e krizave të mëhershme historike dhe ndikimi në rritjen ekonomike do të jetë i konsiderueshëm. Nga ana tjetër, mbështetja e industrive inovative dhe të teknologjisë së lartë, nuk lexohet në asnjë dokument të politikave qeveritare.

 

Prioritetet e munguara

Kriza dhe gjendja e përgjithshme e ekonomisë së vendit kanë nxjerrë në pah tre drejtime shumë të rëndësishme politike: (a) mbështetjen e shëndetësisë, (b) arsimit, (c) sektorit privat që bazohet te teknologjitë e reja dhe inovacioni. Fatkeqësisht nuk kam parë te buxheti i vitit 2021 asnjë shenjë se po lexohen drejt këto prioritete.

 

Ku duhet të fokusohen politikat e qeverisë, me qëllim që t’i bëjnë më të lehta efektet e krizës?

Përparësi mendoj se mbeten mbështetja e shëndetësisë për të kapërcyer krizën aktuale shëndetësore, mbrojtja e fortë sociale për shtresat në nevojë, në mënyrë që të përballojnë kostot e shtuara të mbijetesës dhe së fundmi, ndërtimi mekanizmave afatgjatë për mbështetjen e sipërmarrjes në mënyrë që ekonomia të ringrihet drejt normalitetit të ri.

Siç e theksova dhe më lart, buxheti i vitit 2021 ka adoptuar më shumë një qasje elektorale, duke projektuar kontrata të mëdha të reja veprash publike, me fonde buxhetore apo partneritet me sektorin privat, efikasiteti i të cilave është i rëndësishëm në afatin e gjatë, por nuk kanë ndonjë ndikim në afatin e shkurtër.

Mendoj se ka ardhur koha për inovacione të rëndësishme institucionale në fushën e menaxhimit të financave publike, duke zhvendosur qoftë planifikimin makrobuxhetor, por dhe përzgjedhjen e veprave publike dhe monitorimin e tyre drejt trupave më të pavarura të ekspertëve. Edhe procesi i prokurimeve publike duhet reformuar, në mënyrë që të parandalohen praktikat thellësisht korruptive që e karakterizojnë.

Problemet e qeverisjes ekonomike po bëhen më serioze dhe po krijojnë premisa për deformime gjithnjë e më të forta të mënyrës se si funksionon sistemi i sotëm ekonomik e shoqëror. Duke qenë një vit elektoral, shpresoj se partitë që do të garojnë, do të japin alternativa serioze për të korrigjuar mënyrën e funksionimit të sistemit, duke e bërë atë më të pranueshëm nga e gjithë shoqëria.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Fotovoltaikët, ERE nis procedurat për licencimin e 4 impianteve me kapacitet 8MW

Katër impiante fotovoltaikë me kapacitet secili nga 2MW kanë kërkuar licencimin pranë Entit Rregullator të Energjisë sa i takon prodhimit të energj...

7 hours më parë 2 Min Lexim

Projekti 80 mln USD i BB për detin blu, bëhet efektiv në nëntor, arsyet

Projekti “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për një det blu” i cili po mbështetet nga Banka Botërore me një kredi 80 milionë dollarë pritet të bëhe...

15 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!