Nëse jeni drejtues apo sipërmarrës dhe dëshironi të ndryshoni kulturën e kompanisë suaj, përqendrohuni në atë që keni bërë në të kaluarën – dhe që nuk duhet ta bëni më.
Kultura e kompanisë suaj nuk është ndërtuar mbi atë që ju thoni, por mbi atë që bëni.
Dhe, më e rëndësishmja, nga ajo që nuk bëni. Ajo që ju lejoni, çfarë pranoni te të tjerët por edhe te vetja.
Të gjithë e vënë re, sigurisht. Pak gjëra marrin më shumë vëmendje sesa vendimet e ngritjes në detyrë. Dhe çfarë ndodh?
Një sondazh me më shumë se 400,000 njerëz, i kryer nga firma kërkimore dhe konsulente Great Place to Work, zbuloi se kur punonjësit mendojnë se vendimet e ngritjes në detyrë menaxhohen në mënyrë efektive, ka më shumë se dy herë mundësi, që ata të bëjnë përpjekje shtesë në punë, si dhe të mendojnë se drejtuesit kanë integritet.
Si rezultat, në ato kompani normat e qarkullimit të punonjësve, priren të jenë sa gjysma e bizneseve të tjera në të njëjtën industri.
Produktiviteti, inovacioni dhe metrikat e rritjes, gjithashtu priren të jenë më të larta. Në kompanitë publike, kthimet e aksioneve priren të jenë gati tre herë më shumë se mesatarja e tregut.
Nëse produktiviteti drejton biznesin tuaj, promovoni njerëzit që shkëlqejnë, për të bërë gjërat e duhura dhe që shkëlqejnë në punën me dhe përmes njerëzve të tjerë, për të bërë gjërat e duhura.
Nëse puna në ekip drejton biznesin tuaj, promovoni njerëzit, që shkëlqejnë në bashkëpunim, duke krijuar ekipe efektive formale dhe joformale dhe duke ndihmuar të tjerët, të ndërtojnë rrjetet afatshkurtra dhe afatgjata, që i ndihmojnë ata të kenë sukses.
Kjo do të bëhet kultura juaj.
Dëshironi të dini se si të ndryshoni kulturën e një kompanie?
Fillimisht hidhini një sy sjelljeve dhe vlerave, që inkurajoni dhe vlerësoni.
Pastaj hidhini një vështrim edhe më të ashpër sjelljeve dhe vlerave, që ju lejoni.
Sepse gjërat, që ju inkurajoni, mund të përcaktojnë kulturën, por gjërat që ju i lejoni njerëzit të bëjnë, janë ato që përcaktojnë vërtetë kulturën tuaj.
/ Shqip.al