Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Karriera Menaxhim

Si të krijoni harmoni mes jetës personale dhe karrierës

Share Share Icon

Në jetë shpesh na duket se duhet të zgjedhim mes karrierës dhe jetës personale, sikur njëra të përjashtojë tjetrën.

Por një studim i ri i Jiabi Wang dhe Ayelet Fishbach nga Universiteti i Çikagos tregon se kjo nuk është e domosdoshme.

Ata zbulojnë se njerëzit që arrijnë të krijojnë harmoni mes qëllimeve të tyre, si puna, familja, shëndeti dhe koha e lirë, ndihen më të motivuar, më produktivë dhe më pak të stresuar.

Autorët sjellin shembullin e Marie Curie, e cila fitoi dy çmime Nobel dhe rriti e vetme dy vajza, duke i përfshirë ato në botën e saj shkencore; rezultat i kësaj harmonie ishte që edhe vajza e saj më e madhe fitoi një Nobel.

Sipas kërkimit të zhvilluar në 10 vende, njerëzit që shohin lidhje pozitive midis qëllimeve të tyre, për shembull, që suksesi në punë ndihmon në sigurimin e pushimeve të dëshiruara, ose që pushimet ndihmojnë për t’u kthyer më të freskët në punë, përjetojnë më shumë motivim dhe mirëqenie.

Përkundrazi, ata që perceptojnë konflikt mes qëllimeve kanë më shumë stres dhe lodhje.

Krijimi i kësaj harmonie kërkon reflektim: njerëzit që mendojnë se si objektivat e tyre lidhen mes tyre, p.sh. si shëndeti ndihmon financat apo si aktivitetet familjare mund të ndërthuren me angazhimin në komunitet, raportojnë rritje të ndjeshme të ndjenjës së ekuilibrit.

Ky proces mund të mësohet dhe të forcohet me kalimin e kohës, duke u ndikuar edhe nga kultura.

Në shoqëritë kolektiviste, si Kina apo India, ku theksohet harmonia dhe shmangia e konfliktit, njerëzit përjetojnë më shumë lidhje natyrore midis qëllimeve të tyre se në vendet perëndimore, ku dominon individualizmi.

Harmonia e qëllimeve rrit motivimin sepse çdo arritje ushqen disa fusha njëherësh. Ushtrimet fizike, për shembull, nuk janë vetëm për shëndetin, por edhe për të pasur më shumë energji në punë.

Në studimin e tyre dy-mujor, pjesëmarrësit që kishin ndjesinë e kësaj harmonie ishin shumë më të qëndrueshëm në zbatimin e vendimeve të tyre.

Për më tepër, reflektimi mbi lidhjet midis qëllimeve sjell përfitime edhe në vendin e punës: punonjësit që kuptuan se ndihma ndaj kolegëve përmirësonte edhe performancën e tyre, punuan 17% më shumë për të ndihmuar të tjerët pa ulur përpjekjet për veten.

Megjithatë, autorët theksojnë se edhe konfliktet kanë rol pozitiv: njohja e tyre ndihmon të shmangen tundimet dhe të ruhet vetëkontrolli.

Në fund, ata theksojnë se suksesi nuk vjen nga zgjedhja mes qëllimeve, por nga aftësia për t’i përshtatur ato me harmoni.

Ashtu si Marie Curie, që i bashkoi me mençuri rolet e shkencëtares dhe nënës, secili mund të krijojë një “simfoni” personale ku puna, familja dhe pasionet nuk konkurrojnë, por ushqejnë njëra-tjetrën. / HBR, Shqip.al

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Aftësitë drejtuese që mëson duke rritur fëmijët

Gjashtë mësime që vlejnë si në familje, ashtu edhe në punë Ka një kontrast të fortë mes një bisede me një drejtues të lartë që po menaxhonte një ri...

4 days më parë 2 Min Lexim

Ekonomia e empatisë: pse kontakti njerëzor është e ardhmja e biznesit

Në një epokë të dominuar nga inteligjenca artificiale dhe automatizimi, kompanitë po përballen me një vendim kritik: si të integrojnë lidhjen e vër...

6 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!