Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Artikull i Sponsorizuar

Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme

Share Share Icon

Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme, funksionale dhe të orientuara drejt komunitetit po bëhën standard.

Në këtë realitet të ri, Balfin Real Estate pozicionohet si një nga aktorët më të rëndësishëm, me një portofol prej rreth 25 projektesh të shpërndara në të gjithë Shqipërinë, si Green Coast, Vlora Marina, Next to Vala Mar Premium, Rolling Hills Liqeni, Belvedere Korça, Univers City etj.

Krahas promovimit dhe shitjes së këtyre zhvillimeve, ndikimi i kompanisë shkon edhe më përtej.

Balfin Real Estate vepron si ura lidhëse mes zhvilluesve dhe tregut, duke qenë pjesë e procesit që në fazën më të hershme të konceptimit të projekteve.

Ekspertiza e kompanisë ndikon në formësimin e tij si produkt që i përgjigjet kërkesave reale të klientëve dhe dinamikave afatgjata të tregut. Kjo qasje e bën Balfin Real Estate një partner strategjik për zhvilluesit, një burim ekspertize të thellë për arkitektët dhe një garantues të vlerës së shtuar për klientët.

Në qendër të filozofisë së punës qëndron “zëri i klientit”. Zyrat e shitjes së kompanisë operojnë në Shqipëri, SHBA, Zvicër, Austri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, duke mbledhur vazhdimisht feedback të strukturuar nga blerës vendas dhe të huaj.

Kjo njohje e mirë e tregut shndërrohet në udhëzime që u paraqiten arkitektëve dhe zhvilluesve, duke siguruar që projektet të ofrojnë zgjidhje funksionale, praktike dhe të harmonizuara me stilin modern të jetesës.

Përvoja ka treguar se ky kontribut sjell ndryshime konkrete, siç ka ndodhur në Green Coast, ku faza e dytë u ridizenjua me më shumë njësi shërbimi për t’iu përgjigjur nevojave të komunitetit, apo në projekte si Rolling Hills Liqeni ku koncepti i shërbimeve të integruara brenda projektit është kthyer tashmë në standard.

Balfin Real Estate është gjithashtu një promotor aktiv i trendeve ndërkombëtare. Përmes departamentit të Research & Development, kompania identifikon risitë globale dhe i sjell ato në tregun vendas, duke ndikuar drejtpërdrejt në evoluimin e standardeve të jetesës dhe investimeve.

Marrëdhëniet afatgjata me klientët besnikë, të cilët kërkojnë gjithmonë produkte të reja dhe cilësi më të lartë, shërbejnë si shtysë për inovacion të vazhdueshëm.

Roli i Balfin Real Estate nuk kufizohet vetëm te promovimi dhe shitja e projekteve. Balfin Real Estate ndjek ecurinë e tyre gjatë gjithë procesit të zhvillimit, shpesh për periudha që shtrihen në 10 – 15 vite, duke u siguruar që premtimet ndaj klientëve të përmbushen pavarësisht sfidave që mund të shfaqen në kohë.

Kur projektet finalizohen, kompania kujdeset që ato të bëhen të jetueshme, përmes zgjedhjes së shërbimeve të duhura, partneriteteve afatgjata dhe standardeve të larta të mirëmbajtjes. Ky dimension është thelbësor për krijimin e komuniteteve funksionale dhe për ruajtjen apo rritjen e vlerës së pronës në kohë.

Në të njëjtën linjë, Balfin Real Estate ka ndërtuar një model të fortë për promovimin e zonave ku janë pozicionuar projektet pasi ato shihen jo vetem si investim, por si një iniciativë që mund të transformojë një destinacion, të gjallërojë ekonominë lokale dhe të krijojë mundësi të reja për komunitetin.

Përmes aktiviteteve të përgjegjësisë sociale, kompania ka mbështetur prej vitesh promovimin e kulturës, traditës dhe vlerave lokale, duke kontribuar në zhvillim të qëndrueshëm dhe në forcimin e identitetit të komuniteteve.

Falë këtij roli të gjithanshëm nga konceptimi te funksionimi i plotë i projekteve dhe deri te promovimi i zonave, Balfin Real Estate ka ndikuar në mënyrë të vazhdueshme në rritjen e standardeve të tregut shqiptar të real estate dhe në orientimin e tij drejt investimeve të qëndrueshme, me vlerë afatgjatë për klientët, ekonominë dhe komunitetin.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BILLA dhe arkitektët, një DUO e pandashme

Një pikëtakim për profesionistët e vërtetë Ka bashkëpunime që arrihen nga rastësia, dhe ka bashkëpunime që ndërtohen mbi besim, profesionalizëm dhe...

Dec 2, 2025 3 Min Lexim

BKT feston 100-vjetorin me mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës Baletit dhe Ansamblin Popullor

Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala organizuar në Teatri...

Nov 21, 2025 7 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!