Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Karriera Menaxhim

Si mund të dëmtojë karrierën zakoni për të thënë gjithmonë ‘Po’

Share Share Icon

Të thuash gjithmonë “po” në punë mund të duket pozitive, por në fakt mund të çojë në lodhje ekstreme, ngarkesë të pabarabartë dhe dëmtim të reputacionit profesional.

Ky zakon shpesh e bllokon një person në rolin e ndihmuesit, jo të drejtuesit. Të mësosh të thuash “jo” në mënyrë të zgjuar, përmes vendosjes së kufijve të qartë, rrit respektin, ndikimin dhe përgatit terrenin për avancim në karrierë.

Pse “po” e tepërt bëhet problem

Të ndihmosh të tjerët është një mënyrë e shpejtë për të fituar besim në punë. Ai që gjithmonë pranon bëhet personi i besueshëm që të gjithë kërkojnë kur afron afati.

Por ajo që nis si forcë mund të kthehet në dobësi: ata që janë tepër bujarë me kohën e tyre rrezikojnë të shpërqendrohen, të mos përparojnë dhe të ndihen të shfrytëzuar.

E vërteta është se të thuash po nuk është gjithmonë shenjë përkushtimi, por shpesh shenjë frike, frikë nga zhgënjimi i të tjerëve, nga mungesa e mundësive apo nga paragjykimi si “i painteresuar”. Por ky zakon mbart kosto të fshehta që mund ta formësojnë karrierën.

Kur bujaria kthehet në mbingarkesë

Fillimisht, “po”-ja jep ndjesinë e vlerësimit: kolegët të falënderojnë, drejtuesit të konsiderojnë të besueshëm. Por me kalimin e kohës, ngarkesa e punës shpërndahet padrejtësisht.

Ata që ndihmojnë më shumë përfundojnë duke mbajtur peshën më të rëndë. Ajo që nisi si bujari, kthehet në pritshmëri.

Performanca bie, afatet vonohen dhe krijimtaria shuhet, sepse nuk mbetet hapësirë për mendim të thellë. Kështu lind burnout i heshtur.

Kostoja e fshehtë për reputacionin

Të thuash gjithmonë po nuk të bën vetëm të lodhur, dëmton edhe mënyrën si të shohin të tjerët. Kolegët të shohin si “ndihmues”, jo si lider. Menaxherët mund të të mbajnë për zbatues, por jo për strateg.

Ky quhet “kurthi i kompetencës”: je aq i mirë në ndihmë, sa përkufizohesh prej saj. Vlera jote shihet në ruajtjen e sistemit, jo në krijimin e ideve të reja.

Pse “jo”-ja rrit ndikimin

Në të vërtetë, të mësosh të refuzosh është një nga strategjitë më të fuqishme për karrierën. Të thuash “jo” nuk do të thotë të jesh egoist, por të mbrosh aftësinë për të dhënë punë cilësore.

Një “po” e zgjedhur me kujdes ka më shumë peshë sesa dhjetë “po” automatike. Kur vendos kufij të qartë, njerëzit fillojnë të respektojnë gjykimin dhe prioritetet e tua.

Liderët që dinë të thonë “jo” tregojnë besim dhe qartësi, duke fituar besim dhe detyra më të rëndësishme.

Si të vendosësh kufij pa prishur marrëdhëniet

Refuzimi mund të duket i rrezikshëm, por mënyra si e formulon është thelbësore. Në vend të një “jo”-je të thatë, mund të thuash:

“Dua t’i kushtoj këtij projekti vëmendjen që meriton, por tani jam përqendruar në një afat tjetër. Mund ta rishikojmë javën tjetër?”

Kjo tregon respekt dhe kufij.

Ose mund të ofrosh alternativa, duke e drejtuar kërkesën te një koleg tjetër, një mënyrë për të ruajtur bashkëpunimin pa humbur kontrollin e kohës.

Me kalimin e kohës, ky ndryshim perceptimi të kthen nga “njeriu që gjithmonë thotë po” në profesionistin që zgjedh me kujdes, dhe ky është dallimi mes të qenët ndihmues dhe të qenit lider. / Forbes, Shqip.al

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Aftësitë drejtuese që mëson duke rritur fëmijët

Gjashtë mësime që vlejnë si në familje, ashtu edhe në punë Ka një kontrast të fortë mes një bisede me një drejtues të lartë që po menaxhonte një ri...

4 days më parë 2 Min Lexim

Ekonomia e empatisë: pse kontakti njerëzor është e ardhmja e biznesit

Në një epokë të dominuar nga inteligjenca artificiale dhe automatizimi, kompanitë po përballen me një vendim kritik: si të integrojnë lidhjen e vër...

6 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!