Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Karrierë Menaxhim

Si i përshkruajnë punonjësit kolegët e brezave të ndryshëm

Share Share Icon
Nga “veteranët” në vendin e punës deri te të sapodiplomuarit

 

Kur bëhet fjalë për ecurinë në punë, ne priremi ta vlerësojmë veten ndryshe nga kolegët tanë më të vjetër ose më të rinj.

Ka disa mendime të ndryshme nga ekspertët lidhur me dallimet midis brezave. Nga njëra anë, çdo brez formohet nga koha dhe ngjarjet në të cilat jeton. Nga ana tjetër, a nuk jemi të gjithë njerëz dhe të ngjashëm në thelbin tonë? Atëherë, pse do të duhej të debatonim për dallimet midis brezave?

Epo, tani ka disa të dhëna të reja që mund t’i shtohen Si i përshkruajnë punonjësit kolegët e brezave të ndryshëm këtij debati. Faqja e kërkimeve për punë, Indeed, anketoi mbi 1,000 të punësar me kohë të plotë për t’i pyetur ata se si do t’i përshkruanin brezat e ndryshëm. Sondazhi zbuloi se ne priremi që ta shohim veten ndryshe nga si na shohin njerëzit e grupmoshave të tjera. Ja disa nga gjetjet më interesante të këtij anketimi.

 

Personat e lindur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore – mes viteve 1946 – 1964

Përafërsisht një e treta e kësaj gjenerate e përshkruan veten si të përgjegjshëm, bashkëpunues dhe të përkushtuar.

Ndërkohë, gjeneratat e tjera pajtohen me mendimin se personat e lindur në vitet pas Luftës së Dytë Botërore janë të përgjegjshëm, madje punonjësit e gjeneratës së moshës të mesme (nga 23 – 40 vjeç) shtojnë edhe përkushtimin si një veçori e këtij brezi, kështu që ndoshta ka shpresë që tensioni midis këtyre dy gjeneratave të mos jetë aq keq sa duket.

 

Gjenerata X – të lindurit mes viteve 1965 – 1980

Personat e gjeneratës X, brezi që ka arritur disi që të mos jetë shpesh pjesë e debateve për dallimet midis gjeneratave, e konsiderojnë veten si të përgjegjshëm.

Brezi i personave të lindur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore bie dakord me këtë veçori për gjeneratën X, madje ata vazhduan të shtojnë komplimente, duke i përshkruar personat e gjeneratës X si bashkëpunues dhe të përkushtuar, ndërkohë që nuk ishin kaq të dashur me “mijëvjeçarët” dhe gjeneratën Z.

 

“Mijëvjeçarët” – të lindurit mes viteve 1981 – 1996

Mijëvjeçarët e përshkruajnë veten e tyre si punëtorë. Në fakt, çdo brez i përshkroi mijëvjeçarët në këtë mënyrë, me përjashtim të gjeneratës së lindur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, e cila përzgjodhi termat të përgjegjshëm dhe bashkëpunues për mijëvjeçarët.

 

Gjenerata Z – të lindurit mes viteve 1997 – 2012

Më tepër se një e treta e personave të gjeneratës Z e përshkruajnë veten si punëtorë. Mijëvjeçarët janë brezi i vetëm që pajtohen me këtë përshkrim për gjeneratën Z. Personat e lindur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe ata të gjeneratës X preferojnë t’i etiketojnë personat e gjeneratës Z si të përgjegjshëm.

Në përgjithësi, gjenerata Z kishte më shumë gjasa të përshkruhej si dembele ose egoiste nga brezat e tjerë, me përjashtim të personave të lindur pas Luftës së Dytë Botërore, të cilit zgjodhën të përshkruanin kështu mijëvjeçarët. / Fast Company

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Reformat që po devijojnë fokusin nga mësimdhënia

Ministria e Arsimit ka lëshuar një seri udhëzimesh, që nxisin dhe rregullojnë aftësimin profesional të mësuesve. Por teksa moria e rregullave rrite...

1 day më parë 16 Min Lexim

Trajnimet kanë humbur funksionin, duhen investime në laboratorë dhe teknologji

B, Muslia* Arsimi momentalisht është në një kaos total. Ata që nuk e pranojnë, dhe refuzojnë ta shikojnë kështu, dhe ta shfaqin publikisht këtë kao...

1 day më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!