Tuesday / September 10 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Shumica e bankave ulën raportin e kredive me probleme në 2023

Share Share Icon

Shumica e bankave tregtare arritën të përmirësonin cilësinë e portofolit të tyre të kredisë vitin e kaluar.

Të dhënat e raportit vjetor të mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se shtatë prej bankave tregtare arritën të ulnin raportin e kredive me probleme gjatë vitit 2023, ndërsa ky raport u rrit vetëm për katër prej tyre.

Raportin më të lartë të kredive me probleme edhe për vitin 2023 e kishte Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), në nivelin 11.4%. megjithatë, ky tregues është përmirësuar ndjeshëm nga niveli prej 17.6% i vitit 2022. Vitin e kaluar, UBA ka nisur zbatimin e një plani të ri biznesi, pas marrjes së kontrollit nga kompania e sigurimeve Eurosig. Plani synon zgjerimin e rrjetit të degëve, të shërbimeve të ofruara dhe rritjen e aktiveve të bankës.

Me diferencë të ndjeshme, banka më raportin e dytë më të lartë të kredive me probleme është Credins Bank. Megjithatë, edhe Credins e ka përmirësuar këtë tregues në 6%, nga 6.8% që kishte qenë një vit më parë. Credins është banka më e madhe kredituese e ekonomisë shqiptare dhe sipas Bankës së Shqipërisë zotëronte 20% të portofolit aktiv të kredisë për ekonominë në fund të 2023.

Ndjek me një diferencë të vogël Raiffeisen Bank, që në fund të vitit 2023 kishte një raport të kredive me probleme në nivelin 5.9%. Megjithatë, në rastin e Raiffeisen raporti i kredive me probleme ka shënuar rritje nga niveli prej 5.3% i një viti më parë. Raiffeisen është banka e dytë më e madhe kredituese e ekonomisë, me 16.8% të totalit.

Union Bank në fund të vitit 2023 kishte një raport të kredive me probleme në nivelin 5.8%, në rënie të ndjeshme nga niveli prej 6.3% që raportohej në fund të vitit 2022.

Banka e fundit që ka një raport të kredive me probleme më të lartë se niveli mesatar i sektorit është Banka OTP Albania. Njëkohësisht, OTP është edhe banka që raportoi rritjen më të lartë të këtij treguesi në 2023, duke arritur në 5.5%, nga 3.6% që ishte në fund të vitit 2022. Kjo rritje vjen pas një cikli disavjeçar rritjeje të shpejtë të portofolit të kredisë, por edhe në vijim të bashkimit me Alpha Bank Albania. OTP Albania është banka e tretë më e madhe kredituese e ekonomisë shqiptare, me 13.8% të portofolit total në fund të 2023.

Një tjetër bankë që ka ndjekur një strategji të rritjes së shpejtë të rritjes së kreditimit pas ndryshimit të pronësisë është Tirana Bank. Kjo rritje e shpejtë duket se ka sjellë efektet e para në drejtim të rënies së cilësisë së portofolit të huasë. Raporti i kredive me probleme në fund të 2023 u rrit në 4.6%, nga 4.2% që kishte qenë një vit më parë.

Ndërkohë, një tjetër bankë me rritje të shpejtë në vitet e fundit, Fibank, ka raportuar përkundrazi ulje të ndjeshme të raportit të kredive me probleme. Ky raport zbriti në 4.4% në fund të 2023, nga 6.3% që kishte qenë një vit më parë.

Banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare, në fund të vitit të kaluar raportoi një ulje të mëtejshme të raportit të kredive me probleme në 3.3%, nga 4% që kishte qenë një vit më parë. Megjithëse zotëron pothuajse një të katërtën e aktiveve të sektorit bankar, pjesa e BKT në portofolin total të kredisë është shumë më e ulët, me 13.2%, duke u renditur si banka e katërt kredituese ekonomisë.

Vijon Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, me një raport të kredive me probleme në nivelin 2.8%, në rritje nga niveli prej 2.2% i një viti më parë.

ProCredit Bank Shqipëri në fund të 2023 raportonte një nivel të kredive me probleme prej 2.3%, në rënie nga raporti prej 3.1% i një viti më parë.

Për të dytin vit radhazi, banka me nivelin më të ulët të kredive me probleme është Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), në nivelin 1.2% në fund të vitit të kaluar. Edhe ABI Bank e ka ulur raportin e kredive me probleme nga niveli prej 2.1% i një viti më parë.

Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme vitin e kaluar zbriti në 4.74%, në rënie me 0.26 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Në vlerë absolute, kredia me probleme zbriti në nivelin 35 miliardë lekë, me një rënie prej afërsisht 2% krahasuar me një vit më parë.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Investimet e Huaja Direkte përsëri rritje, arritën në 749 milionë euro për 6-mujorin e parë

Investimet e Huaja Direkte shënuan vlera të reja rekord për tremujorin e dytë dhe të gjithë 6-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e...

8 hours më parë 3 Min Lexim
Banka /

BSH: Çmimi mesatar i banesave i është kthyer rritjes

Çmimet e banesave iu kthyen rritjes në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Indeksit Fischer të llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi i banesave ...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!