Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Shtëpitë e dyta apo të treta mund t’i jepni me qira “tek bashkia” për familjet në nevojë, çfarë parashikon ligji

Share Share Icon

Nëse keni një shtëpi të dytë apo të tretë dhe doni ta jepni me qira të sigurt për të paktën 3 vjet përveç mundësive të tregut, një alternativë është edhe ajo që ofron ligji “Për strehimin social” i miratuar së fundmi në Parlament. Konkretisht në nenin 23 të këtij ligji lakohet termi i “pronarit social” një status që mund ta përfitojë çdo subjekt publik apo privat që vë në dispozicion banesa për ti dhënë me qira  tek familjet në nevojë.

Por cila është në fakt procedura për të regjistruar banesën tuaj në fondin e atyre që përdoret për këtë kontigjent. Referuar ligjit njësitë e qeverisjes vendore kanë detyrimin që brenda muajit janar të çdo viti të shpallin një thirrje për çdo subjekt të interesuar, i cili kërkon të regjistrohet si pronar social. Thirrja për aplikim përmban, veç të tjerave, kushtet për përfitimin e statusit “pronar social” dhe lehtësitë fiskale që miratohen nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Brenda këtyre njësive ka një strukturë të veçantë e cila do të bëjë verifikimin e kushteve që kanë banesat për të cilat është aplikuar që jenë në grupin e atyre që jepen  me qira tek familjet në nevojë. Ky grup sheh kushtet e banesës, përshtatshmërinë e saj për jetesë, normat e strehimit dhe në bazë të konstatimit nxjerr edhe një raport duke I kthyer përgjigje aplikantit për miratim ose refuzim.

Kur jepet statusi “pronar social”

Subjekteve publike ose private mund t’ju jepet statusi pronar social nëse plotësojnë disa kushte ku së pari është plotësimi I normave teknike dhe normave të strehimit në fuqi referuar raportit të strukturës së njësisë së vetëqeverisjes vendore. Së dyti vlerësohet qiraja me të cilën ofrohet banesa e cila nuk është më e lartë sesa qiraja mesatare në tregun e lirë. Së treti nënshkruan një kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku bien dakord për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij dhe së katërti nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.

Marrëveshja mes pronarit dhe njësisë së qeverisjes vendore

Ligji përcakton në nenin 24 detajet që përfshin marrëveshja mes pronarit social dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore. Ndër të tjera kjo marrëveshje parashikon afatin që nuk mund të jetë më pak se tre vjet, masën e qirasë dhe mënyrën e shlyerjes së saj si dhe mënyrën e administrimit të pronës dhe marrëdhënien me qiramarrësin. Pronari social mbështetet për subvencionimin e qirasë për familjet përfituese. Sipas ligjit, familjet që trajtohen me banesa sociale me qira, paguajnë një pjesë të saj të vetme sipas të ardhurave që kanë ndërsa pjesën tjetër e plotëson njësia vendore në kuadër të politikave të strehimit social.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

A do hapet eksporti për vezën e kategorisë A?! Gati programi për kontrollin e salmonelozës

Shqipëria prej shumë vitesh vijon të eksportojë në Bashkimin Europian, vezë të kategorisë B. Ndonëse në pularitë vendase prodhohet vezë cilësore e ...

3 hours më parë 4 Min Lexim

Denaj: Ndryshimi në ligjin për shërbimin veterinar garanton gjurmueshmërinë në zinxhirin ushqimor

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ceshtjeve Ligjore ndryshimet në ligjin “Për shërbimin...

11 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!