Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

Share Share Icon

Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të madhe të vendeve europiane gjatë vitit 2024, duke e renditur “Temu” si aplikacionin më të shkarkuar.

Të dhënat e publikuara nga Maps Interlude tregojnë se platforma kineze e tregtisë online ka dominuar tregun europian, përfshirë edhe vendin tonë, falë ofertave të shpeshta dhe çmimeve të ulëta, që kanë tërhequr një numër të madh përdoruesish.

Në rajon, situata paraqitet e larmishme; në Serbi ka kryesuar aplikacioni financiar “AllRecovery”, në ndërsa në Mali të Zi, “Tiktok”.

Në Europë, “Temu” ka qenë aplikacioni kryesor pothuajse në të gjitha vendet e mëdha si Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja. Përjashtime të dukshme janë Italia, ku më i shkarkuari ka qenë “TikTok”, Belgjika me “Klarna” dhe Zvicra, Austria ku ka kryesuar “ChatGPT”.

Fakti që “Temu” është aplikacioni më i shkarkuar edhe në Shqipëri tregon se tregu vendas po ndjek trendin e konsumatorëve europianë, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt blerjeve online dhe platformave që ofrojnë zbritje masive. Sipas të dhënave të marra nga drejtuesi i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike në Shqipëri, dërgesat e TEMU në vendin tonë kanë arritur në 15 mijë pako në ditë, për periudhën e pyetur qershor 2025. Aktualisht përbën 1/3 e tregut të dërgesave online.  Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, transaksionet në e-commerce janë rritur me 30% çdo vit.

Temu është një platformë shitjesh online në pronësi kineze, i lançuar në vitin 2022 nga PDD Holdings, që ofron një gamë të gjerë produktesh, nga moda dhe elektronika deri te artikujt për shtëpinë, me çmime dukshëm të ulëta.

17 vende të Europës kanë pasur “Temu” si aplikacionin kryesor të shkarkuar. 11 të tjera kanë shkarkuar “Chat GPT”, ndonëse ky i fundit u prezantua vetëm në fund të vitit 2024. “ChatGPT” është një model i zhvilluar nga OpenAI, i prezantuar për publikun në nëntor 2022.

Ai përfaqëson një sistem inteligjence artificiale të bazuar në gjuhë natyrore, i trajnuar për të kuptuar dhe gjeneruar tekste të ngjashme me ato njerëzore. “ChatGPT” përdoret gjerësisht për komunikim, kërkime, përkthime, shkrim kreativ dhe asistencë në punë apo studime, duke u bërë një nga aplikimet më të njohura dhe më të përdorura të inteligjencës artificiale në botë./ D.Hyka

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

8 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

8 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!