Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Banka Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shqipëria ka depërtimin më të vogël të kredisë bankare në Rajon

Share Share Icon

Shqipëria ka depërtimin më të vogël të huamarrjes bankare në raport me popullsinë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në fund të vitit 2024 Shqipëria numëronte 156 huamarrës për çdo 1000 banorë në moshë të rritur.

Numri i huamarrësve është rritur lehtë krahasuar me nivelin prej 152 për 1000, ku qëndronte një vit më parë. Megjithatë, Shqipëria ngelet dukshëm në nivelin më të ulët mes ekonomive fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Numrin më të madh të huamarrësve në raport me popullsinë e ka Serbia, me 551 huamarrës në banka për çdo 1000 banorë në moshë të rritur. Ndjek Maqedonia e Veriut me 386 huamarrës për 1000 banorë, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina, me 334 huamarrës për 1000 banorë, Mali i Zi, me 322 huamarrës për 1000 banorë dhe Kosova, me 261 huamarrës për 1000 banorë.

Shqipëria ngelet paralelisht ekonomia më pak e kredituar edhe në vlerën e huasë kundrejt prodhimit kombëtarë. Sipas FMN-së, në fund të vitit të kaluar portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rritje nga niveli prej 30% i vitit 2023.

Megjithëse kredia në vlerë absolute ka vazhduar të rritet në vitet e fundit, ajo nuk ka mbajtur dot ritmet e rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë.

Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon është Kosova, me një portofol sa 56.4% e PBB-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 51.6%, Bosnje-Hercegovina, me 46.5%, Mali i Zi, me 47.4% dhe Serbia, me 35.2% e PBB-së.

Shqipëria ka pasur nivele krahasimisht të ulëta të kredisë në raport me PBB-në përgjatë gjithë periudhës postkomuniste. Një rritje e shpejtë e këtij raporti u regjistrua sidomos gjatë periudhës 2005-2011, kohë që përkon me zgjerimin e shpejtë të sektorit bankar në vend.

Në vitin 2011, raporti i kredisë ndaj PBB-së arriti nivelin më të lartë historik, me më shumë se 41%.

Në vitet që pasuan, ky raport pësoi rënie, për shkak të krizës së kredive me probleme, që solli stanjacion të kreditimit për vite me radhë dhe më pas pastrimit të vazhdueshëm të portofoleve prej kredive të humbura. Ende sot raporti i kredisë me PBB-në është larg nivelit të arritur në vitin 2011.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të tetorit portofoli i kredisë për ekonominë arriti në vlerën e 906 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 11.5%. Në dy vitet e fundit, rritja e kredisë në vlerë nominale është përshpejtuar ndjeshëm dhe ka arritur nivelet më të larta që prej vitit 2008.

Në veçanti, kredia për individët po rritet me ritme më të qëndrueshme prej vitesh. Por, kjo rritje e kredisë, veçanërisht me qëllim financimin e pasurive të paluajtshme, ka krijuar shqetësim për Bankën e Shqipërisë.

Që nga muaji korrik i këtij viti, kanë hyrë në fuqi disa masa kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë lidhur me kredinë për blerje banese. Bankat duhet t’u përmbahen disa kritereve të administrimit të rrezikut, të lidhura me raportin mes borxhit dhe të ardhurave, si edhe me atë mes huasë dhe vlerës së pronës që financohet.

Megjithatë, efekti i këtyre masave për momentin nuk duket të jetë shumë domethënës dhe kredia për individët po vazhdon të rritet./ E.Shehu

Burimi: FMN

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!