Friday / September 13 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Editoriali Monitor

Shkëlqimi i një viti të zymtë

Share Share Icon

Urimi 2017: Qoftë i denjë për shtetin tonë, e qofshim të drejtë në zgjidhjet tona

Ky vit që po lëmë pas ka plot histori pakënaqësish për: taksat e larta, koncesionet e dyshimta, përmbytjet që përsëriten, rritjen e ekonomisë së hashashit, vlerësimet e dobëta në cilësinë e arsimimit, korrupsionin e lartë dhe pa dyshim, dështimin e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE, brenda këtij viti.
Shumë prej nesh nuk e përballuan dot këtë sfidë që zgjat me dekada, ndaj u larguan, duke qenë sot vendi i dytë në botë me emigracion më të lartë në raport me popullsinë (28% vlerëson Forumi Ekonomik, ndërsa shteti i parë është në luftë!).

Por, ky vit i keq për shtetin e shqiptarëve, kishte edhe shkëlqimin e tij për shqiptarët si popull. Ne shkëlqyem si komb e si kombëtare në Kampionatin Europian. Qytetarët e BE-së panë se brenda familjes së tyre, ata që mungonin ishim ne.
Këtë vit, një shqiptare nga ne, Nënë Tereza u bë Shenjt, duke shenjtëruar kështu edhe shqiptarínë.

Edhe Bebe Rexha, Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, janë gjenerata e shqiptarëve të rinj që janë të përgatitur e konkurrues për tregjet e kulturën globale, duke shkëlqyer në skenat botërore të muzikës moderne.
Ne shkëlqyem si shqiptarë, edhe kur njëri nga ne, shqiptarja e talentuar dhe me famë botërore, sopranoja Ermonela Jaho, fitoi çmimin Royal International, ose Oskarin e muzikës operistike.
Ne të gjithë shkëlqyem më shumë si shqiptarë kur mirëpritëm gjatë sezonit turistik më shumë turistë, duke qenë në qendër të medias së botës ndër 10 vendet më të mira të vitit për të bërë turizëm të dallueshëm për mikpritjen, përveç bukurisë natyrore.

Siç mund ta dalloni vetë lehtësisht, ky vit i keq lidhet me shtetin tonë, e mira ka të bëjë vetëm me ne. Pra qartas ne shqiptarët dhe shteti ynë kemi ecur të ndarë këtë vit nga njëri-tjetri. Por ashtu si një shtet nuk qëndron dot pa qytetarët e tij, as qytetarët sot në kohët moderne nuk mund të jetojnë dot pa shtetin tonë, ndryshe do të mbeteshim primitiv.
Jemi të bindur se nga ky vit do të mbajmë në memorie shkëlqimin tonë, jo vetëm thjesht për sedër patriotike, por sepse arritjet tona këtë vit janë historike e nuk përsëriten shpesh, kurse për problemet e tjera në fund të fundit, aty janë e kemi edhe një vit tjetër përpara?!!
Le ta bëjmë këtë gjë edhe për një fakt të thjeshtë; se jemi në prag festash, e kemi një rast për të gëzuar që siç e do tradita, kërkon edhe një urim.
Vitin tjetër pritet të nisë reforma në drejtësi, si kusht për hapjen edhe të negociatave e do të futemi në zgjedhje elektorale ndaj urimi ynë është ky:
Qoftë një vit i denjë për shtetin tonë e qofshim të drejtë në zgjidhjet tona!

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!