Tuesday / September 10 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Shifrat e FMN-së: Shqipëria dhe Kosova, të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, edhe në 2020-n, tre herë më të varfër se Perëndimi

Share Share Icon

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet, qytetarët e të cilave mund të blejnë më pak mallra dhe produkte në Europë, duke marrë në konsideratë të ardhurat e tyre vjetore për frymë (pa përfshirë shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik).

Të dhënat janë përditësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që publikon treguesin e prodhimit të brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtarë për frymë. Një dollar ndërkombëtar ka të njëjtë fuqi blerëse mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) si një dollar amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas FMN-së, në Shqipëri, prodhimi i brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtar për vitin 2020 ishte 14.2 mijë dollarë, shifër që është 5.5% më e ulët sesa Bosnjë-Hercegovina, që renditet para nesh dhe 32-33% më e ulët sesa në Serbi dhe Mal të Zi, që janë dy shtetet e rajonit me më shumë të ardhura për frymë. Edhe në krahasim me Maqedoninë e Veriut, ky tregues është 30% më i ulët.

Shqipëria renditet në vendin e 90 në botë lë pas vetëm Armeninë (93), Ukrainën (95), Moldavinë (98).
Ndërsa Kosova është absolutisht më e varfra e Europës, me 11.2 mijë dollarë amerikanë për frymë, duke u renditur në vendin e 108 në botë.

Nga rajoni kryeson Mali i Zi, në vendin e 70 dhe me 19.2 mijë dollarë amerikanë për frymë, ndjekur nga Serbia (71), me 19.1 mijë dollarë amerikanë. Maqedonia e Veriut është e 79-a, me 16.7 mijë dollarë ndërkombëtarë.
Për shkak të rritjes me ritme më të shpejta të viteve të fundit, edhe Bosnjë Hercegovina renditet para Shqipërisë, në vendin e 83, me 15 mijë dollarë ndërkombëtarë.

Në raport me vitin e mëparshëm, të ardhurat e shqiptarëve, të matura sipas treguesit të barazisë së fuqisë blerëse, kanë rënë me 2.1%, si rrjedhojë e pasojave që pandemia e Covid-19 dha në Shqipëri. Ndërsa në 2020-n, ky tregues pritet të arrijë në 15.2 mijë dollarë ndërkombëtare për frymë (me rritje 7.2%).
Në krahasim me mesataren e Europës Perëndimore, të ardhurat e shqiptarëve, të matura në dollarë amerikanë për frymë janë 3.3 herë më të ulëta (mesatarja e Europës perëndimore ishte 47.7 dollarë amerikanë në 2020-n).
Ndërsa në Kosovë, ky tregues është 4.2 herë më i ulët se mesatarja e Europës Perëndimore.

Vitet e fundit, Shqipëria pothuajse ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që kërkon një rritje më të shpejtë të vendeve në zhvillim, me synim arritjen brenda një periudhe sa më të shkurtër të mesatares së shteteve të zhvilluara.
Shqipëria ka bërë përpara nga 2008-a deri në 2011-n, kur prodhimi i brendshëm për frymë, sipas fuqisë blerëse u rrit nga 25% e mesatares europiane në 30%. Më pas, mbeti në vend dhe në 2019-n, treguesi ishte sa 31% e mesatares së BE-së.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit (pa përfshirë Kosovën), Shqipëria vijon të jetë e fundit në Europë. Ecurinë më të mirë e ka shënuar Mali i Zi, që ka arritur në 50% të mesatares së BE-së në 2019. Hendeku mes dy shteteve fqinjë është thelluar në 19 pikë përqindje, nga 17% në 2008-n.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Investimet e Huaja Direkte përsëri rritje, arritën në 749 milionë euro për 6-mujorin e parë

Investimet e Huaja Direkte shënuan vlera të reja rekord për tremujorin e dytë dhe të gjithë 6-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e...

9 hours më parë 3 Min Lexim
Banka /

BSH: Çmimi mesatar i banesave i është kthyer rritjes

Çmimet e banesave iu kthyen rritjes në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Indeksit Fischer të llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi i banesave ...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!