Znj. Ellen Goldstein, Drejtoresha e re e Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore zhvilloi në Shqipëri një vizite katër ditore. Qëllimi i vizitës ishte të prezantohej tek qeveria shqiptare, të diskutonte prioritetet dhe sfidat me të cilat po përballet ekonomia shqiptare, si dhe rolin e Bankës në mbështetje të axhendës së reformave në vend.
Gjatë qëndrimit të saj, ajo u takua me Kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarë të tjerë të kabinetit (Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë Edmond Haxhinasto, Ministrin e Financave Ridvan Bode, Ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, Ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Fatmir Mediu, Ministrin e Shëndetësisë Vangjel Tavo), Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, përfaqësues të lidershipit të Partisë Socialist dhe të komunitetit të donatorëve.
Pas takimeve, në një bisedë që zhvilloi me gazetarët, Znj. Goldstein, pohoi se kriza evropiane dhe globale ka ndikuar në tkurrjen e rritjes ekonomike në vend. Pasi përfaqësuesi i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Juglindore, Indermit Gill, që i tërhoqi veshin qeverisë për borxhin e lartë dhe heqjen e rregullit për tavanin borxhit, edhe Znj. Goldstein tha se vendi ka një çrregullim fiskal.
Ajo pohoi se i ka kërkuar qeverisë që të bëjë pagesat e prapambetura ndaj biznesit, si një hap i parë. “Duhet t’u dërgojmë investitorëve sinjalin duhur,” u shpreh ajo.
Përsa i përket borxhit, ajo pohoi se në Shqipëri ai është i lartë dhe konfirmoi se ekziston një standard global për të patur një borxh publik prej 40%, por nuk ka ndonjë shifër magjike sesa duhet të jetë borxhi.
“Më e mira është që ai të ulet”, tha znj.Goldstein.
Drejtuesit e Bankës kanë konfirmuar se garancia e Bankës Botërore për CEZ nuk është prekur ende.
Znj. Goldstein tha se banka do të vazhdojë mbështetjen në disa sektorë, si energji, përmirësimin e klimës së biznesit, menaxhimin e mbetjeve.
“Jemi ende në negociata me qeverisë për akordimin e një shumë për sektorin energjetik. Po diskutojmë situatën. Kujtojmë se më parë gjendja ishte kritike, kurse tani është përmirësuar për shkak të reshjeve. Pra duket se nevoja për të financuar këtë sektor nuk është aq emergjente. Akordimi i një shume për sektorin financiar, varet nga diskutimet mbi parametrat makroekonomike,ulja e taksave, etj’, tha znj.Goldstein.
Sipas saj, qeveria duhet të gjejë ekuilibrin mes lehtësive për biznesin dhe uljes së shërbimeve për qytetarin, pasi ulja e taksave prek të ardhurat në buxhet.
Ndërkohë, Shefja e BB-së në Tiranë, Ksenia Lvovski tha se vendi ka hyrë tashmë në fushatë elektorale dhe dy partitë më të mëdha po bëjnë premtime, por problemi më shumë qëndron tek parashikimi i taksave sesa tek niveli i tyre.
Megjithatë cilado qeveria që vjen në pushtet nuk do të ketë mundësi t’i ulë shumë taksat, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e Rajonit. Ne jemi duke ofruara asistencë për uljen e kredive me probleme, ndërkohë që edhe Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave janë duke punuar në këtë drejtim”, tha znj. Lvovski.
Fjala e Drejtoreshes se Bankes Boterore per Evropen Juglindore, Ellen Goldstein,
Tirane, 22 shkurt 2013
Faleminderit te gjitheve qe keni ardhur. Me lejoni t’ju them qe jam ketu per here te pare pas 20 vjetesh. Kam qene disa here me misionin e pare ne Shqiperi dhe eshte kenaqesi e madhe per mua te kthehem serish dhe vecanerisht te shoh sa shume ka ndryshuar vendi ne keto 20 vjet. Vendi ka perjetuar nje rritje te shpejte, nder me te shpejtat ne gjithe Evropen dhe eshte transformuar nga ana ekonomike dhe sociale ne nje vend modern evropian.
Jam gjithashtu shume e gezuar se qe nga vizita ime e fundit kane kaluar 20 vjet te angazhimit dhe partneritetit te Bankes Boterore ketu ne Shqiperi. Kam vizituar disa nga projektet ku Banka ka kontribuar ne rritjen dhe zhvillimin e vendit.
Dje vizitova arkivat e Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe pashe sesi sistemi elektronik po revolucionalizon mbajtjen e arkivave per sistemin e pensioneve. Sot vizitova Laboratorin e Metrologjise, i cili po pajiset dhe do te luaje nje rol te rendesishem qe mallrat shqiptare te hyjne ne tregun e Bashkimit Evropian. Ndersa neser do te shoh sesi Banka Boterore ka ndihmuar ne pastrimin e mjedisit ne nje pike sensitive te ndotur prane bregdetit, dhe krijimin e nje mjedisi me te paster e te shendetshem per banoret. Keto jane vetem disa shembuj sesi Banka Boterore ka punuar ne partneritet te ngushte me shqiptaret per te sjelle ndryshim dhe perfitime per popullin shqiptar.
Sigurisht vitet e fundit kane qene te veshtira edhe per shkak te mjedisit te veshtire global. Kriza e veshtire e Eurozones e ka bere edhe me te veshtire rritjen per vende si Shqiperia se bashku me faktore te tjere qe kane te bejne me zhbalancime fiskale. Keto do te duhet te trajtohen relativisht ne nje kohe te shkurter ne menyre qe ta ndihmojne Shqiperine te kthehet tek rritja e shpejte ekonomike. Ne diskutimet qe pata me Kryeministrin dhe zyrtare te tjere te larte i pergezova per angazhimin e tyre per te pakesuar detyrimet publike si nje hap i pare i rendesishem ne zgjidhjen e zhbalancimeve fiskale. Dhe ne pergjithesi i nxita autoritet shqiptare qe te angazhohen ne menyre te kujdesshme ne trajtimin e zhbalancimeve fiskale, ceshtjeve me te fundit ne sektorin e energjise, ne menyre qe te mos rendohet situata fiskale dhe qe te mund t’u dergohen sinjalet e duhura investitoreve dhe tregjeve globale. Dhe me e rendesishmja, i sigurova autoritetet shqiptare per angazhimin, mbeshtetjen dhe parteritetin tone te fuqishem ne fusha dhe sektore qe kane te bejne me rritjen e qendrueshme te Shqiperise, si p.sh. klima e investimeve, reformat strukturore, menaxhimi i burimeve ujore dhe reformat ne sektorin e energjise. Kemi nje program te ngjeshur para nesh, dhe jemi te angazhuar qe te japim rezultate.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.