Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Rajoni

Serbia hap tender për pikat e riciklimit

Share Share Icon

Ministria e Mjedisit e Serbisë ka hapur një tender për projektimin dhe ndërtimin e shtatë pikave të riciklimit të mbetjeve të ngurta për qendrën rajonale të mbetjeve Kalenic në Serbinë qendrore, njoftoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Tenderi është pjesë e një projekti më të gjerë të mbështetur nga BERZH, thuhet në njoftimin e tenderit të javës së kaluar.

Tenderi përfshin projektimin dhe ndërtimin e pikave të riciklimit në shtatë lokacione: Ub, Lajkovac, Ljig, Oscecina, Vladimirci, Mionica dhe Koceljeva.

Afati i paraqitjes së ofertave përfundon më 1 janar.

Tenderi është pjesë e një projekti më të madh me vlerë 152 milionë euro (176 milionë dollarë), që synon modernizimin e landfilleve dhe përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të mbetjeve në gjashtë lokacione në Serbi, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Pesë lokacionet e tjera janë: Sombor (Serbia veriore), Pirot (Serbia juglindore), Sremska Mitrovica (Serbia veriperëndimore), Nova Varos (Serbia perëndimore) dhe Duboko (Serbia perëndimore).

BERZH bëri të ditur më herët se po bashkëfinancon projektin në raport 50:50 me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD). Nga shuma totale, BERZH dhe AFD po ofrojnë nga 1 milion euro secila në formë grantesh.

Në dhjetor 2024, BERZH nënshkroi një marrëveshje kredie prej 75 milionë euro me Serbinë për fazën e ardhshme të programit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në vend, që parashikon ndërtimin e një landfilli në komunën veriore të Indjija-s.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Adoptimi i Euros do ta ankorojë Bullgarinë në bërthamën ekonomike të Europës

Zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB), Prof. asoc. Petar Chobanov, deklaroi se hyrja e ardhshme e Bullgarisë në Eurozonë do të...

Nov 28, 2025 3 Min Lexim

Tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të ndërmarrin një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes rajonale, pasi të dy vendet po për...

Nov 27, 2025 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!