Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Rajoni

Rumania arrin fqinjët më të pasur, me ndihmën e parave të BE-së

Share Share Icon

Ekonomia e Rumanisë do të kalojë fqinjët e saj këtë vit, e ndihmuar nga financimi i Bashkimit Europian, qëndrueshmëria e monedhës dhe investimet e huaja, të nxitura pjesërisht nga largimi nga Rusia dhe Ukraina.

Fondi Monetar Ndërkombëtar pret një zgjerim ekonomik prej 3.1%, ndërkohë që edhe parashikimi i rritjes prej 1.8% i Komisionit Europian, do ta vendoste atë shumë përpara Polonisë (që pritet të ketë një rritje prej 0.7%) dhe Hungarisë, që po përballet me një ngadalësim dhe inflacion të lartë.

Kjo pason një dekadë në të cilën Rumania, prej kohësh një nga vendet më të varfra të Europës dhe me reputacion për korrupsion, ka arritur vendet fqinje, për t’u bërë ekonomia e dytë më e madhe e Europës Lindore, pas Polonisë.

Sipas shifrave më të fundit nga Eurostat, PBB-ja për frymë në terma të fuqisë blerëse, ishte 74% e mesatares së BE-së në vitin 2021, një rritje me 21 pikë përqindje që nga viti 2010.

Një rumun i zakonshëm do të shpenzonte rreth 20 muaj të ardhura neto për të blerë një makinë të re Dacia Jogger, njësoj sa një person në Hungarinë fqinje, historikisht më të pasur.

Ky transformim është arritur pavarësisht historisë së paqëndrueshmërisë politike të Rumanisë, dhe kolapsit të fundit të qeverisë në vitin 2021.

Perspektivat e Rumanisë mbështeten nga anëtarësimi në BE dhe marrëdhëniet e mira me Brukselin.

Ndërsa Budapesti dhe Varshava kanë mosmarrëveshje me bllokun për kushtet e bashkangjitura që duhen plotësuar në sundimin e ligjit, për të përfituar nga fondi prej miliarda eurosh i rimëkëmbjes nga pandemia, Rumania tashmë ka tërhequr mbi 6 miliardë euro në grante dhe kredi të lira.

Kryeministri Nicolae Ciuca ka thënë se qeveria synon të shfrytëzojë më shumë se 10 miliardë euro në vit, ekuivalente me rreth 4% të PBB-së, nga shuma prej rreth 90 miliardë eurosh financim që ka vënë BE-ja në dispozicion të Bukureshtit, deri në vitin 2027.

Njëfarë përparimi me reformat në drejtësi, bëri që Komisioni Europian të rekomandonte në nëntor heqjen e një mekanizmi të posaçëm të monitorimit të drejtësisë, nën të cilin Rumania ishte vendosur që kur u bashkua me bllokun në vitin 2007.

“Me kusht që të gjitha masat kundër korrupsionit të zbatohen siç duhet, Rumania mund të bëhet një shembull i qeverisjes së mirë në rajon”, tha një zyrtar i BE-së.

S&P, e cila si agjencitë e tjera të vlerësimit, e ka renditur Rumaninë në shkallën më të ulët të investimeve në pritje të reduktimeve të deficitit fiskal, ka thënë se pret që Bukureshti të bëjë përparim në reformat për të siguruar fondet kryesore të planit të rimëkëmbjes.

Kompanitë që kthehen nga Rusia dhe Ukraina në qendrat e afërta të prodhimit me kosto të ulët, ndihmuan pjesërisht në rritjen e Investimeve të Huaja Direkte në 9.39 miliardë euro në periudhën janar-tetor, shifra më e madhe 10-mujore që kur Rumania u bashkua me BE-në.

Stabiliteti i monedhës leu është një tjetër faktor, veçanërisht në krahasim me forintën e Hungarisë, e cila arriti nivele të ulëta rekord vitin e kaluar. Pagat më të larta përtej kufirit kanë bërë që disa hungarezë të punësohen në Rumaninë e industrializuar perëndimore.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Rajoni /

Memorandumi i Mirëkuptimit mbi Projektin e Ndërtimit të Interkoneksionit të Gazit Rumani-Serbi

Rumania dhe Serbia po forcojnë bashkëpunimin energjetik, duke nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) mbi Projektin e Ndërtimit të Interkoneks...

5 days më parë 5 Min Lexim
Rajoni /

Bosnjë-Hercegovina nuk është më në inflacion, por sfidat ekonomike vazhdojnë

Analisti ekonomik Faruk Hadzic deklaroi se, statistikisht, Bosnjë-Hercegovina nuk është më në inflacion. Megjithatë, kriza e rëndë ekonomike ka lën...

6 days më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!