Wednesday / September 11 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Rrugët me pagesë penalizojnë rajonet e varfra të Veriut

Share Share Icon

Rajoni i Veriut, më i varfri për nga të ardhurat për frymë në raport me Rajonin e Qendrës dhe të Jugut, po penalizohet edhe më shumë nga barra e pagesave në rrugë.

Familjet e Veriut, që jetojnë në Tiranë, për t’iu ardhur në ndihmë të afërmeve që jetojnë në qytetet e Kukësit dhe Tropojës, duhet të paguajnë 15 euro vajtje-ardhje për në vendet e origjinës.

Qyteti i Kukësit u penalizua edhe më shumë pasi me ndërtimin e urës së re mbi Drin nga kompania koncesionare, hyrja e qytetit e humbi tërësisht lidhjen me aksin kombëtar.

Kukësi është qarku më i varfër i vendit dhe nga më të varfrit në Europë. Në vitin 2022, standardet e jetesës në Kukës janë sa 19% e mesatares së BE-së, duke e krahasuar PBB për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse.

Në të njëjtin vit, mundësitë ekonomike të qytetarëve më të varfër të vendit nuk janë as sa gjysma e kryeqytetasve.

Kur u matën të dhënat e varfërisë për herë të fundit në vitin 2012, Kukësi është rajoni më i varfër në vend. Niveli i varfërisë në rang kombëtar ishte 12,3%, ndërsa në Qarkun e Kukësit, 22.5%, ose dy herë më shumë se mesatarja kombëtare.

Pas vitit 2014, Qarku i Kukësit ka pësuar rënie të ekonomisë, gati si me pasojat fatale që shfaq një forcë madhore, të tilla si fatkeqësitë natyrore.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, nga viti 2014-2020, ekonomia e qarkut më të varfër të vendit shënoi rënie kumulative, me rreth 11%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë, ekonomia kombëtare u zgjerua me 13.7%.

Siç shihet nga të dhënat, rënia ishte më e fortë në vitet 2014-2015, me përkatësisht 6.8% dhe 6.7%.

Shpenzimet e transportit janë pjesë e rëndësishme e shportës së shpenzimeve familjare.

Rritja e shpenzimeve të transportit do të thellojë më tej pabarazinë ndërmjet Veriut dhe pjesës tjetër të vendit dhe do të ndikojë negativisht në lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës drejt plazheve të Jugut.

Në anën tjetër të vendit, në Kosovë, çmimi i naftës është së paku 30% më i lirë se në Shqipëri, ndërsa kostot e ndërtimit të rrugëve janë nga më të ulëtat në Europë.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

INSTAT: Sipërfaqja e pyjeve ka rënë me 18% më 2023, rishikohen zonat e mbrojtura

Sipërfaqja pyjore vendit ka pësuar rënie të ndjeshme në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare që publikoi sot INSTAT. Në vitin 2023 fondi pyjor dhe k...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Strehimi, buxheti vijoi të paguajë interesat e kredive për 5644 familje

Shteti ka vijuar të paguajë interesat për kredi të buta të dhëna për blerje banese për 5644 familje në një vlerë prej 45.9 milionë lekë. Raporti me...

3 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!