Saturday / September 7 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Rruga dytësore Plepa-Golem “peng” i vonesave, BB: Të ulet pjesa e nënkontraktimit

Share Share Icon

Në korrik të vitit të shkuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se kishte firmosur një kontratë për rrugët dytësore në autostradën Durrës-Kavajë.

Makthi i trafikut në Plepa-Golem u mendua se do të zgjidhej falë kësaj ndërhyrjeje e cila u mirëprit në atë kohë sidomos nga bizneset e turizmit dhe agroturizmit që janë në këtë zonë. Por duket se këto pritshmëri u thyen teksa rruga që duhet të kishte mbaruar vijon të mbetet ende një kantier i hapur ku ecet me hapa minimalë.

Operatorët turistikë raportojnë se iu duhet të kalojnë në trafik me mjetet e transportit të turistëve deri në 2-3 orë në disa raste ndërkohë që për ata që nisen drejt aeroportit të Tiranës dalja bëhet 5 orë para orarit të check-in.

Kjo rrugë bën pjesë në projektin për ndërlidhjen e rrugëve rajonale dhe lokale ku përfshihen edhe një sërë aksesh të tjera në pesë bashki dhe që të gjitha kanë përparuar mirë sipas kalendarit. Banka Botërore e cila është mbështetëse e këtij projekti në raportin e fundit të rishikuar për ecurinë publikuar në 7 korrik 2022 pohon se shkak për vonesat në Plepa-Golem është bërë kompania zbatuese. Nga ajo që shkuan banka duket se firma që ka fituar tenderin e ka kaluar atë me nënkontraktim dhe ky i fundit duket se nuk ka ecur sipas parashikimeve.

“Durrës, rikonstruksioni i rrugëve të shërbimit Plepa – Golem në të dy anët e autostradës Durrës – Kavajë. Kontrata u nënshkrua në korrik 2021 për periudhë njëvjeçare zbatimi. Këto rrugë do të ofrojnë akses më të sigurt të trafikut në autostradën kryesore mes Durrësit dhe Kavajës dhe komunikim më të mirë mes fshatrave në kodrat rrotull/zonave bujqësore dhe me zonat turistike/rekreative të vijës bregdetare. Punimet e rindërtimit nuk parashikojnë asnjë shpronësim. Pas pesë muajsh nga nënshkrimi i kontratës kontraktori (duke nënkuptuar vonesa nga nënkontraktori) nuk është mobilizuar plotësisht dhe progresi i punimeve është minimal. Ekipi i Bankës theksoi nevojën për të forcuar mekanizmin monitorues të mbikëqyrësit, veçanërisht për sa i përket nivelit të nënkontraktimit (të mos kalojë një përqindje të caktuar) dhe përgjegjësisë së kontraktorit kryesor dhe llogaridhënien e tij për zbatimin e punimeve të rikonstruksionit sipas planit të zbatimit” thuhet në dokument.

Projekti për ndërlidhjen e rrugëve lokale dhe rajonale nisi zbatimin në vitin 2018 teksa u mbështet me një kredi 50 milionë dollarë nga Banka Botërore dhe parashikohet që të zgjasë deri në fund të këtij viti. Në përbërje të tij janë tre komponentë ku pjesën kryesore e zë përmirësimi i aksesit me një vlerë 46.88 milionë USD. Pjesa tjetër e komponentëve janë asistencë për mbështetjen e kapaciteteve të bashkive, zbatimit të projektit dhe një tarifë prej 120 mijë dollarësh pjesë e projektit./N.Maho

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

A është leja e lindjes një “vrasës karriere”?

Rikthim nga leja e lindjes si kërkesë e nënkuptuar për ruajtjen e vendit të punës, zgjedhje vendesh pune me fleksibilitet, por jo pagesa të mira, a...

24 hours më parë 12 Min Lexim

“Sfidat ekonomike të lejes së lindjes, pengesë mbi mundësitë për rritjen profesionale”

Flet Erion Muça, ekspert punësimi e karriere, pedagog   Sfidat që përballen gratë pas rikthimit nga leja e lindjes përfshijnë përshtatjen me n...

24 hours më parë 9 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!