Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Kosova

Rritet edhe kostoja e ndërtimit në Kosovë, 3.6% më e lartë se një vit më parë

Share Share Icon

Pas rritjes së çmimeve të produkteve vendore “Made in Kosova”, tashmë janë shtrenjtuar edhe kostot e ndërtimit në vend. Indeksi i kostos së ndërtimit në tremujorin e tretë të këtij viti është rritur për 3.6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kostoja e ndërtimit në Kosovë vazhdon të shënojë rritje. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës indeksi i kostos së ndërtimit në tremujorin e tretë të këtij viti është rritur për 3.6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Agjencisëedhe krahasuar me tremujorin e dytë kostoja e ndërtimit në tremujorin e tretë është rritur për 0.5%.

“Indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (3,6 %) në tremujorin e tretë (TM-3) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM-3) 2024. Rritje më të madhe kishte energjia (9,7 %), pagat (7,8 %), kostot tjera (4,5 %), transporti(3,4 %), materialet (2,9%) ndërsa, Zbritje kishte te makineritë (-0,4%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

ASK-ja ka përshkuar edhe rritjen që ka ndodhur krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për ( 0,5 %) në tremujorin e tretë (TM-3) 2025 krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2025. Rritje kishte energjia (3,9 %),pagat (2,3 %), kostot tjera (1,0 %), materialet (0,1 %) ndërsa, Zbritje kishte te makineritë (-0,7 %). Tremujori i dytë 2025 – Tremujori dytë 2024, ( 3,6 %)”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën ASK-ja ka publikuar Indeksin e çmimeve të prodhimit, sipas të cilit çmimet e produkteve “Made in Kosova” janë rritur për 5.5 për qind gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Çmimet e prodhimit janë rritur për 5.5% në Kosovë | Revista Monitor

Bazuar në të dhënat që Agjencia e Statistikave (ASK) i ka publikuar të mërkurën, rritje më e madhe e çmimeve është shënuar te veprimtaritë ekonomike të prodhimit të mjeteve motorike – prej 23 për qind, të energjisë elektrike (20.8 për qind) dhe të prodhimit të tekstilit (14.2 për qind).

Po ashtu edhe çmimet e produkteve “Made in Kosova” janë rritur për 5.5 për qind gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bazuar në të dhënat që Agjencia e Statistikave (ASK) i ka publikuar të mërkurën, rritje më e madhe e çmimeve është shënuar te veprimtaritë ekonomike të prodhimit të mjeteve motorike – prej 23 për qind, të energjisë elektrike (20.8 për qind) dhe të prodhimit të tekstilit (14.2 për qind).

Krahas këtyre, në ASK i kanë numëruar edhe produktet e tjera, çmimi i të cilave është rritur në krahasim me tremujorin e tretë të 2024-s.

“Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike u rrit për 8.1%, prodhimi i veshjeve 7.9%, prodhimi i mobilieve 7.8%, shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara 7.0%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (produkte ose aktivitete prodhuese që nuk hyjnë në ndonjë kategori të veçantë të klasifikimit v.j.) 5.1%, prodhimi i pajisjeve elektrike 5.0%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 5.0%, përpunimi i produkteve ushqimore 3.1%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 2.9%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.9%, prodhimi i produkteve minerale jometalike 0.4%, prodhimi i produkteve kimike 0.1%”, kanë treguar të dhënat e ASK-së.

E përderisa produktet e prodhimit vendor kanë shënuar rritje, një rënie e lehtë është evidentuar te produktet e importuara. Sipas të dhënave të ASK-së, rënia e çmimeve të prodhimeve të importuara është në vlerë 0.2 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të 2024-s, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, 1.9 për qind.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve: lëkura dhe artikujt prej saj (-6,0 për qind); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-4,7 për qind); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (-4,7 për qind); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-3,9 për qind); letra dhe artikujt prej saj (-3,5 për qind), etj.”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Çmimet kanë shënuar rritje gjatë tërë këtij viti. Me gjithë shtrenjtimet, inflacioni, sipas ASK-së, është rritur vetëm për 5.1 për qind krahasuar me tetorin e kaluar. Në ASK kanë argumentuar se në këtë ndikim kanë pasur pushimet e organizuara, të cilat kanë shënuar rritje për 23.7 për qind, biletat e fluturimeve (me 21.0 për qind) dhe energjia elektrike (20.3 për qind).

Rritja e kostos së jetesës e përbën shqetësimin kryesor për rreth 70 për qind të qytetarëve të Kosovës, ka treguar një hulumtim i “Valicon”, kompani kjo e cila bën kërkime dhe analiza të tregut dhe që operon në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Çmimet e ushqimeve dhe të energjisë elektrike, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përbëjnë shtysën kryesore të inflacionit në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, ku bën pjesë edhe Kosova.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BE e shpall Kosovën zyrtarisht vend të sigurt për azil

Bashkimi Evropian ka miratuar vendet e treta të sigurta, në mesin e të cilave përfshihet edhe Kosova. Bashkimi Evropian ka shpallur Kosovën dhe 7 v...

1 day më parë 3 Min Lexim

Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në Rajon

Kosova dhe Shqipëria janë ekonomitë e rajonit me kursime më të larta të depozituara në sektorin bankar, në raport me madhësinë totale të ekonomisë....

1 day më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!