Tuesday / September 10 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Kosova

Rriten përsëri çmimet në Kosovë, inflacioni shkon në 14.2 për qind

Share Share Icon

Situata me rritjen e çmimeve është rënduar edhe më shumë në Kosovë.

Gjatë muajit korrik inflacioni ka shkuar si kurrë më parë, në 14.2 për qind. Produktet që janë shtrenjtuar më së shumti janë buka, drithërat, mishi, pemët dhe karburantet.

Shtrenjtimi i produkteve ushqimore ka vazhduar ta rëndoj jetën e qytetarëve të Kosovës edhe gjatë këtyre muajve të ngrohta të verës.

Norma vjetore e inflacionit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tashmë ka thyer rekord, duke shkuar në 14.2 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 14.2 për qind në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin korrik 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë”.

Agjencia ka treguar se vajra dhe yndyra ushqimore janë rritur për 54.1 për qind, lendet djegëse për 43.5 për qind, bukë dhe drithëra për 32.1 për qind. Kurse, qumështi, djathi dhe vezë janë shtrenjtuar për 26.3 për qind.

“Vajra dhe yndyra ushqimore (54.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (44.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (43.5%); bukë dhe drithëra (32.1%); shërbime për transport (27.7%); gaz (26.8%); qumësht, djathë dhe vezë (26.3%); mish (21.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (19.1%); kafe, çaj dhe kakao (16.8%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (15.2%); shërbime hoteliere (14.6%); materiale për mirëmbajtjen dhe riparimin e banesës (12.2%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11.3%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); pushime të organizuara (8.3%); perime (7.7%); kujdes personal (7.4%); pije alkoolike (7.1%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (6.9%); gjërat personale (6.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.5%); pajisje shtëpiake (6.2%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2%); blerje e automjeteve (5.7%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5.1%); duhan (4.7%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (3.7%)”, ka treguar ASK.

Po ashtu, edhe inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 0.9 për qind në muajin korrik 2022.

“ Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin qershor 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (22.1%); shërbime për transport (9.4%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (7.4%); qumësht, djathë dhe vezë (4.8%); bukë dhe drithëra (3.9%); pemë (3.6%); pije alkoolike (3.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%); shërbime hoteliere (2.0%); mish (1.7%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (1.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK:, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa, sipas këtij raporti rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-7.7%) dhe perime (-3.5%), me një ndikim prej (-0.6 për qind).

Kujtojmë se Agjencia e Statistikave kishte treguar se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1 për qind.

“Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1,4% në muajin qershor 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1%”.

Sipas ASK-së, në muajin qershor ishin ngritur edhe çmimet e sheqerit, mjaltit, kafes, pijeve alkoolike si dhe lëndëve djegëse të ngurta, dru zjarri etj.

Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro.

Në sektorin privat, paga mesatare është rreth 380 euro, ndërsa në sektorin publik rreth 620 euro. Sindikalistë të sektorëve të ndryshëm në Kosovë kanë kërkuar disa herë rritje pagash.

Qeveria e Kosovës, në muajin prill, ka miratuar projektligjin për rritjen e pagës minimale nga 130-170 euro, sa është aktualisht, në 250 euro neto.

Ka qenë e paraparë që ky projektligj të dalë në votim në Kuvendin e Kosovës më 6 qershor, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit. Në prill, Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 milionë euro për kategori të ndryshme të shoqërisë, për t’i ndihmuar, siç është thënë, të përballojnë situatën e krijuar nga çmimet në rritje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Kosova /

Debati për shifrat e investimeve të huaja në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes së tij ka arritur në 705.6 milionë e...

6 days më parë 3 Min Lexim
Kosova /

Arrihet vlera 3 miliardë euro e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e arriti për herë të parë vlerën e 3 miliardë eurove të mjeteve neto në menaxhim në fundin e gushtit 2024. N...

Sep 3, 2024 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!