Saturday / September 7 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Rriten financimet nga buxheti për koncesionin e Rrugës së Kombit, 5.6 mln euro vetëm për 2019, shumica për defektet e kontratës

Share Share Icon

Albanian Highway Concession, kompania që nëpërmjet një kontrate koncesionare PPP menaxhon mirëmbajtjen në Rrugën e Kombit në 5 muajt e parë të vitit, është financuar me 300 milionë lekë, ose 2.5 milionë euro, teksa deri në fund të vitit, vlera e financimeve pritet të arrijë në 685 milionë lekë, ose 5.6 milionë euro.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, fondi vjetor, por që do të jepet nga taksat e shqiptarëve për kompaninë, ndahet në tre nënzëra, ku 305 milionë lekë janë defekte të fshehura të kontratës, 60 milionë lekë do të paguhen për supervizionin e kontratës dhe 305 milionë lekë ose 2.5 mln euro janë pagesa për subvencionin e trafikut të munguar.

Deri në fund të muajit maj 2019, buxheti disbursoi ndaj kompanisë rreth 300 milionë lekë ose 44 për qind të shumës vjetore të programuar. Kompensimin më të lartë e mori zëri “defekte të fshehura të kontratës”, me 268 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro, ose rreth 84 e fondit vjetore për këtë zë.

Të dhënat tregojnë se kompania ka marrë fonde më shumë se parashikimi i buxhetit 2019. Në projektbuxhetin 2019, qeveria raportoi se, koncesioni i Rrugës së Kombit do të financohej me 580 milionë lekë më shumë, por nga të dhënat e rishikuara fondi që do t’i jepet kompanisë kËtë vit është 685 milionë lekë, ose 18 % më shumë.

Kompania e nisi të vjelë taksën në Rrugën e Kombit në mes të shtatorit të vitit që shkoi. Në pak më shumë se tre muaj aktivitet, të ardhurat e kompanisë shënuan 2.8 miliardë lekë. Sipas të dhënave nga bilanci, 46 % e qarkullimit vjetor ishte nga zbatimi i së drejtës koncesionare, ndërsa 41 % ishin “Të ardhura nga kontratat e ndërtimit”, që janë pagesa nga buxheti.

Përveç taksave të drejtpërdrejta që përdoruesit e automjeteve do të paguajnë për Autostradën e Kombit, që shkojnë nga 5 euro për autoveturat deri në 22.5 euro për kamionët, qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe 9.4 miliardë lekë (66 mln euro) nga buxheti i shtetit për 13 vitet e para të kontratës si subvencion për trafikun e munguar, ndër to mbi 4 milionë euro do t’i jepen kompanisë për defektet e fshehura të kontratës.

Kontrata ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Albanian Highway Concession (kompanive Kastrati dhe Salillari) që fitoi të drejtën për të mirëmbajtur rrugën do të ketë afat 30-vjeçar, duke nisur që nga ky vit. Mirëpo, për shkak të periudhës së gjatë në të cilën shtrihet zbatimi i saj, kontrata nuk ka parashikuar të gjitha ngjarjet. Prandaj qeveria ka vendosur që nga buxheti i shtetit të disbursojë ndaj kompanisë koncesionare një shumë prej 563 milionë lekësh ose 4,4 milionë eurosh, si kompensim për defektet e kontratës.

Kontrata në fakt rezultoi defektoze që në fillim të zbatimit të saj pasi, në momentin e negocimit kompanitë kur morën në dorëzim rrugën, gjetën më shumë dëme se sa qeveria kishte raportuar në projekt-kontratën e saj. Për rrjedhojë, gjatë negocimit është rritur vlera e subvencionit nga qeveria drejt kompanisë edhe për këtë qëllim.

Sipas parashikimeve nga kontrata, të ardhurat e kompanisë pritet të jenë rreth 400 milionë euro gjatë 30 vjetëve, nga të cilat rreth 338 mln euro do të financohen nga taksat dhe 66 milionë euro nga buxhetit i shtetit, kryesisht për trafikun e munguar.

Koncesionari do të mirëmbajë vetëm aksin Milot – Morinë prej 110 kilometrash nga 160 kilometra që ka autostrada Durrës – Morinë.

 width=

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

A është leja e lindjes një “vrasës karriere”?

Rikthim nga leja e lindjes si kërkesë e nënkuptuar për ruajtjen e vendit të punës, zgjedhje vendesh pune me fleksibilitet, por jo pagesa të mira, a...

24 hours më parë 12 Min Lexim

“Sfidat ekonomike të lejes së lindjes, pengesë mbi mundësitë për rritjen profesionale”

Flet Erion Muça, ekspert punësimi e karriere, pedagog   Sfidat që përballen gratë pas rikthimit nga leja e lindjes përfshijnë përshtatjen me n...

24 hours më parë 9 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!