Teksa këto ditë Ministria e Financave ka bërë përmbylljen e vitit dhe më këtë rast ka publikuar të dhënat për taksat, tatimet, zhdoganimet etj, e vërteta se, çfarë ka ndodhur realisht me ekonominë vendit është vështirë të zbërthehet për shkak se, një treguesi i përkasin disa të dhëna.
Rastet janë shumë, por ilustruesi është zhdoganimi i karburanteve në muajin dhjetor.
Ministria e Financave kur publikoi të dhënat fiskale të dhjetorit me datën 22 janar, Monitor.al vuri të një përgjysmim të importeve të karburanteve në dhjetorin 2014, të cilat rezultuan 25,111 tonë, sasi kjo as gjysma e nëntorit dhe gati 60 për qind me ulët se, dhjetori i vitit që shkoi.
Ky lajm i trajtuar edhe nga mediat e tjera nxiti ministrinë e Financave të bëjë një korrigjim në importin e naftës së dhjetorit duke e zëvendësuar shifrën 25,111 tonë me 51, 942 tonë. Gabimi me gati 50 për qind të sasisë importit, në fakt çoroditi grupet e interesit për çfarë ka ndodhur realisht me zhdoganimet e dhjetorit.
Por ndërkohë gabime të tjera, duhen korrigjuar, të cilat media ende nuk i ka vënë në dukje. Bie fjala, plani i të ardhurave sipas të dhënave mujore nuk i korrespondon totalit vjetor që pretendohet së është vjelur. Gjithashtu shifra e realizimit të investime është raportuar në katër vlera të ndryshme. Gabimet dhe mungesa e azhurnimit për vlera të vogla deri diku është e pranueshme, por në rastin konkret bëhet fjalë për mijëra tonë dhe miliarda lekë.
Varianti i pakorrigjuar
Varianti i saktë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.