Rritja e eksporteve të metaleve dhe mineraleve,që janë produkte që nxirren nga nëntoka po rrit me shpejtësi edhe të ardhurat në shtet nga renta minerare. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjitihhme e Doganave, vetëm gjatë 3-muajve të parë të këtij viti kanë ‘vjelë- mbi 1.8 miliardë lekë të ardhura nga renta minerare.
Renta rezulton të jetë rritur 45% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Volumet më të mëdha janë shënuar në muajin mars ku janë mbledhur mbi 720 milionë lekë.
Efektin kryesor në rritjen e rentës e japin karburantet, kryesisht kompania e nxjerrjes dhe eksportit të naftës Bankers Petroleum, por edhe turkja Beralb, e cila eksporton bakër në tregun kinez.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.