Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

Share Share Icon

Për shumë zona të vendit sivjet sasia e prodhuar e ullinjve është deri 50% më pak sesa vjet.

Fermerë dhe përpunues pohojnë se rënia e prodhimit është ndikuar nga kushtet klimaterike, veçanërisht thatësira e muajve të verës dhe mungesa e mekanizmit për punët në ullishte.

Rënia e prodhimit të ullinjve ka ndikuar në rritjen e çmimit të vajit të ullirit për grumbullim, duke vështirësuar situatën e konkurrueshmërisë në eksport.

Agron Çakalli drejtues i Federatës Bujqësore në Elbasan tha se prej fermerëve të zonave të Elbasanit dhe Gramshit vaji po grumbullohet me çmim 700 lekë për litër.

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i grumbullimit të vajit të ullirit varionte nga 620 deri në 630 lekë për litër, pra nën kufirin prej 650 lekësh. Ndërsa këtë vit, çmimi ka arritur në 700 lekë për litër ose edhe më lart, kryesisht për shkak të rënies së prodhimit. Çmimi i vajit për grumbullim është rritur deri 11%.

Përpunuesit ngrenë shqetësimin se çmimi i vajit të ullirit si lëndë e parë vijon të mbetet më i larta sesa vendet e tjera prodhuese të ullinjve. Sipas tyre në Greqi dhe Spanjë vaji i ullirit për grumbullim, po shitet prej fermerit me çmim nën 5 euro për litër.

“Dikur kemi pasur tregti të qëndrueshme me Greqinë, por prej dy vitesh nuk eksportohet më vaj ulliri atje, pasi çmimi në tregun grek rezulton më i ulët se sa në vendin tonë. Edhe blerësit italianë nuk po vijnë më, sepse çmimi i vajit në Itali është më i lirë”, pohon Çakalli.

Aldo Jolla përpunues dhe grumbullues në zonën e Dumresë gjithashtu tha se edhe sivjet çmimi i kërkuar nga fermerët është i pakunkurrueshëm për eksport.

Sipas tij prej fermerëve vaji po kërkohet me çmim 600 deri 650 lekë për litër, teksa prej grosistëve italianë vaji po kërkohet me çmim deri 450 lekë për litër. Në këtë zonë çmimi i kërkuar është gati në nivelet e vitit të kaluar.

“Çmimi i vajit të ullirit vijon të mbetet i lartë krahasuar me çmimin e vajit të ullirit të prodhuar në Europë. Çmimet variojnë 4.3 euro për litër në Spanjë dhe 4.5 euro për litër në Greqi.

Fermeri shqiptar nuk konkurron dot me këto çmime, pasi kostoja e prodhimit për të mbetet e lartë. Ndërsa ne si grumbullues nuk mund të blejmë vaj me këtë çmim, pasi nuk konkurrojmë dot në eksport. Nga mungesa e eksportit rrezikohet të rritet stoku i vajit të fermerëve në shtëpi”.

Përpunuesit rendisin një sërë arsyesh se pse prodhimi vendas nuk arrin të konkurrojë fqinjët.

Duke përfshirë kostot e larta të prodhimit që janë jo vetëm për shkak të pagave të larta për punonjësit, por edhe nga mekanizimi i ulët që nuk nxit rritjen e rendimentit, mungesa e subvencioneve për çdo litër vaj të prodhuar nga fermeri, siç në Greqi ku shteti subvencionin fermerin 1 euro për litër dhe nga niveli i lartë informalitetit të shitjeve në vend./ D.Azo

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

10 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

10 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!