Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Rënia e çmimit vendas ul importet e qumështit për janar-prill me 15%

Share Share Icon

Importet e qumështit në Shqipëri shënuan një rënie të ndjeshme gjatë katërmujorit të parë të vitit 2025, pas dy vitesh me ritme të larta rritjeje.

Sipas të dhënave nga Doganat, gjatë periudhës janar–prill 2025 u importuan rreth 5,1 mln kg qumësht, me ulje prej 15.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Pjesa dërrmuese e totalit të importit të qumështit, sipas të dhënave të Doganave janë kryer nga distributorë të produkteve ushqimore, ndërsa vetëm një operator përpunues rezulton si importues i drejtpërdrejtë për këtë periudhë të produktit si lëndë e parë.

Rënia e importeve është ndikuar nga ulja e çmimit të qumështit vendas, krahasuar me çmimin e shitjes së importit, që ka qenë më i lartë në fillim të vitit.

Sipas operatorëve nga industria, çmimi mesatar i shitjes së qumështit të lopës në vend si lëndë e parë ka rënë nga 64 lekë në 62 lekë për litër pa TVSH, ndërsa në fermat e mëdha çmimi vijon të jetë më i lartë, në rreth 66 lekë/litër.

Në krahasim me produktin e importuar, operatorët sqarojnë se në fillim të vitit, çmimi i qumështit si lëndë e parë nga jashtë ka qenë më i lartë, duke arritur në 67 lekë/litër pas përfshirjes së transportit dhe taksave. Sipas tyre, kjo u ndikua nga një rritje e përkohshme e çmimeve në tregjet europiane.

Megjithatë, aktualisht çmimi i importit është stabilizuar në rreth 64 lekë për litër, dhe operatorët pohojnë se kanë rritur importet gjatë tremujorit të dytë për të përballuar kërkesën sezonale, e cila zakonisht rritet në periudhën pranverë–verë. Për muajt korrik-gusht lënda e parë nga importi pritet të zërë 30% të totalit të qumështit të përdorur për prodhim prej operatorëve përpunues.

Konsumi i produkteve të bulmetit, sipas industrisë, është i qëndrueshëm dhe brenda pritshmërive, me një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë, çka tregon për një stabilizim të tregut pas luhatjeve të forta të viteve të kaluara.

Operatorët gjithashtu pohojnë se gjatë periudhës ka pasur rritje të prodhimit. Deri në 2023 sasia e qumështit të grumbulluar rang vendi ishte 110,1 mijë ton. Krahasuar me 2022 sasia e qumështit të grumbulluar ka rënë 8%. / D.Azo

Burimi: Doganat

Burimi: INSTAT

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

10 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!