Monday / September 9 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Reformat që fuqizojnë gratë, Shqipëria merr 91.3 pikë nga 100, renditet e 38-ta në botë

Share Share Icon

Kur vjen puna tek barazia gjinore Shqipëria ka një krahasim të pranueshëm në rang global.

Një Indeks i Bankës Botërore që mat reformat ligjore që fuqizojnë gratë “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2023” i dha Shqipërisë 91.3 pikë nga 100 të mundshme duke e renditur të 38 në rang global. Shqipëria mori të njëjtën sasi pikësh si vitin e kaluar, por kishte vlerësim më të ulët se Serbia dhe Kosova.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, ligjet në Shqipëri i disfavorizojnë gratë në pensione dhe në kujdesin për fëmijët. Ndërsa në ligjet që lidhen me punësimin, vendin e punës, pagesat, martesat sipërmarrjet dhe pronësinë Shqipëria merr vlerësim maksimal me 100 pikët e mundshme.

Indeksi mesatar global u rrit vetëm 0.5 pikë në krahasim me vitin 2022, duke arritur në 77.1 nga 100 pikë vlerësimi maksimal. Pesë vjet më parë, rezultati mesatar global ishte 73.8. Gratë në vetëm 14  vende nga 190 që janë në studim kanë të njëjtat të drejta ligjore si burrat në të gjithë treguesit e matur. Këto janë Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Irlanda, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia.

Banka Botërore vë në dukje se ngadalësimi i rritjes globale, rreziqet në rritje të ndryshimeve klimaterike, konfliktet dhe efektet e vazhdueshme të COVID-19 kanë sjellë pengesa të mëdha për progres në vitet e fundit, sidomos në vendet e varfra dhe ato në zhvillim.

Të drejtat ekonomike tregojnë se barazia më e madhe gjinore është thelbësore për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme. Trajtimi ligjor i barabartë i grave ndikon që më shumë gra të punojnë ë të dhe të bëjnë karrierë.

Raporti thotë se në vitin 2022, u regjistruan vetëm 34 reforma ligjore në lidhje me barazinë gjinore në 18 ekonomi, kryesisht me të ardhura të ulëta.

Shumica e reformave u fokusuan në rritjen ditëve të lejes së paguar për prindërit dhe baballarët, duke hequr kufizimet në punën e grave dhe duke detyruar pagesën e barabartë.

Afrika Sub-Sahariane bëri përparim më të madh vitin e kaluar. Rajoni ndërmori më shumë se gjysmën e të gjitha reformave në mbarë botën në 2022, ku spikaten Beninet, Republika e Kongos, Bregu i Fildishtë, Gaboni, Senegali dhe Uganda

Në Azinë Lindore dhe Paqësor, Kina prezantoi një politikë të lejes prindërore. Ndërsa Indonezia miratoi legjislacionin që mbron gratë nga ngacmimet seksuale në vendin e punës.

Mongolia mandatoi shpërblim të barabartë në vendin e punës. Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kaluan gjithashtu disa reforma të rëndësishme. Bahreini barazoi moshën në të cilat gratë dhe burrat mund të dalin në pension me përfitime të plota pensioni. Iraku ndaloi diskriminimin me bazë gjinore në shërbimet financiare. Malta miratoi lejen e lindjes më pagesë për të dy prindërit./B.Hoxha

 width=

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Raporti i kredive me probleme, i qëndrueshëm edhe për korrikun

Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe për muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues pësoi një rënie shumë...

7 hours më parë 3 Min Lexim

Qeveri ulu: 4!

Editorial / Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike, rrit PBB-në e një vendi, krijon mundë...

1 day më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!