Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Aktualitet Lajmet Kryesore Nga Vendi

Reforma, zjarrfikësit as të “njerkës as të nënës”, kompetencat u transferuan pa fonde

Share Share Icon

Sektori i zjarrfikësve në Shqipëri, që prej Reformës Territoriale të vitit 2015, është transferuar nën administrimin e bashkive, por pa fonde dhe mjete shtesë, duke lënë shumë prej tyre pa mjetet dhe pajisjet e nevojshme për reagim efikas.

Një drejtues i sektorit të zjarrfikësve në një nga bashkitë e mëdha të vendit tha në kushtet e anonimatit se rreziku nga zjarret është në rritje, si në dimër ashtu edhe në verë, por ndërkohë jo të gjitha a bashkitë kanë kapacitete dhe mundësi për të zhvilluar mjaftueshëm sektorin e mbrojtjes nga zjarri.

Kur u krye reforma bashkitë e mëdha me qendër qarku trashëguan mjete dhe stacione pompimi kundër zjarrit, por bashkitë e reja që dolën nga reforma nuk kishin asnjë mjet apo strukture. Psh në qarkun e Tiranës, Bashkia e Tiranës dhe ajo e Kavajës kishin struktura dhe mjete, po bashkia a e Kamzës, Vorës dhe Rrogozhinës nuk kishin as struktura dhe as fonde, ngritën gjithçka nga zero.

Bashkitë e vogla të tilla si Gramshi, Delvina, Tepelena etj, që aktualisht janë përfshirë nga flakët kanë mundësi financiare të kufizuara për të zhvilluar sektor efikas kundër zjarrit në një kohë që administrojnë territore të mëdha me pyje, në shumë raste shume herë më shumë se bashkitë e mëdha me qendër qarku.

Reforma nuk u shoqërua me mbështetje financiare dhe shumë bashki u detyruan ta krijonin nga e para shërbimin e zjarrfikëses, duke përdorur fondet e veta. Disa ishin më të përgatitura, të tjera, shpjegoi drejtuesi i zjarrfikësve, duke theksuar se rritja e investimeve dhe trajnimeve është jetike për përballimin e rreziqeve që po shtohen vit pas viti.

Është gati njësoj si të transferosh shërbimin spitalor tek bashkitë, por pa godina, mjete dhe mjekë, shpjegoi ai. Duhen qartësuar kompetencat ligjore dhe gjithashtu mundësitë për trajnime, tha ai.

Një zjarrfikës gjatë karrierës merr, grada. Por ndërkohë gradat i jep pushteti qendror dhe pagat pushteti vendor. Aktualisht pagat në ketë sektor janë me pak se 50 mijë lekë dhe kjo shumë është e pamjaftueshme për të tërhequr të rinj me aftësi fizike të duhura për një zjarrfikës.

Sakaq rreziqet nga zjarret po rriten ndjeshëm vitet e fundit si në dimër dhe verë. Në dimër gjithnjë e më shumë banesat po digjen nga mosrespektimi i masave kundër zjarrit në procesin e ndërtimit. Gjithashtu në verë temperaturat e larta po bëhen shkak për zjarre masive. Zjarrëfikësit pohojnë se dora e njeriut është shkaku kryesor i zjarreve edhe në verë. Djegia e mbeturinave në ara dhe dalja e zjarrit jashtë kontrollit ishte shkaktari kryesor i këtë verë.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!