Friday / September 13 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Qeveria klasifikon me prioritet të lartë zgjerimin e rrugës së Kombit nga Miloti në Rrëshen

Share Share Icon

Rreth 25 kilometra, pjesë së rrugës së Kombit nga Miloti në Rrëshen janë me dy kalime dhe përveç kufizimit të shpejtësisë është bërë shpesh burim aksidentesh.

Dublimi i këtij segmenti dhe sjellja në parametrat e pjesës tjetër është konsideruar si prioritet i nivelit “A” nga qeveria shqiptare në listën unike të projekteve që do të financohen nga buxheti gjatë periudhës 2025-2027.

Sipas listës unike të projekteve dublimi i Milot- Rrëshen do të kushtojë 60 milionë euro, vlerë kjo e pa-rishikuar pasi kjo kosto është kalkuluar që në vitin 2006 kur nisën punimet për rrugën e Kombit. Qeveria e vitin 2006 kontraktoi kompaninë Bechtel-Enka për ndërtimin e segmentit nga Rrësheni në Kalimash, ku ishte pjesa më e vështire për shkak të urave të mëdha dhe tunelit, ndërsa pjesa tjetër nga Kalimashi në Morinë u nda ndërmjet kompanive shqiptare, të cilat zvarriten punimet ndër vite me kosto për buxhetin e shtetit.

Teksa segmentet e përfunduara të autostradës u dhanë për mirëmbajtje me koncesion në vitin 2019, kundrejt pagesës 5 euro për makinat e vogla, segmenti  ndërmjetëm i rrugës prej 25 kilometrash nga Miloti në Rrëshen mbeti në harresë. Ekspertët e sektorit e kritikuan qeverinë shqiptare pasi dhënia e koncesionit duhet të kishte kusht edhe dublimin e aksit në fjalë.

Megjithëse qeveria e ka shpallur prioritet këtë aks, investimet në infrastrukturën rrugore deri në vitin 2030 do të përqendrohen në Korridorin 8 dhe në Autostradën Adriatiko -Joniane.

Rruga e Kombit u bë e disponueshme për automjetet  në qershor të vitit 2009. Ajo ka një gjerësi 25-31 metra, gjatësi prej 170 kilometra me shpejtësi 80-110 km/h. Distanca e lëvizjes nga Durrësi në Morinë u shkurtua nga 8 orë në rreth 3 orë.

Autostrada afroi Kosovën me Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut, duke nxitur turizmin dhe tregtinë.

Fisibliteti i rrugës pritet të rritet me tej nga ndërtimi pjesës tjetër nga Kosovë për në Merdarë, kufiri me Serbinë.

Segmenti i parë i rrugës së Kombit, 59 km i gjatë, Durrës-Milot është pjesë e korridorit veri-jug, ndërsa nga Miloti deri në Morinë ishte hapur korridor i ri prej 111km dhe ishte ndarë në tri segmente për lehtësi financimi dhe për efikasitet ndërtimi.

Pjesa Milot-Rrëshen ishte segment i gjatë 26 km dhe ishte ndarë në tri lote, i cili mbeti me dy korsi edhe sot e kësaj dite. Segmenti i dytë ishte ai Rrëshen-Kalimash, me 60km gjatësi dhe segmenti i tretë kalon nga Kalimashi në Kukës dhe në pikën kufitare të Morinit 50 km autostradë , të cilat qenë ndarë në shtatë lote për t’u dhënë më shumë mundësi kompanive vendase. Nga Rrësheni në Morinë Autostrada ka kushtuar rreth 1 miliardë euro./B.Hoxha

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Fotovoltaikët, ERE nis procedurat për licencimin e 4 impianteve me kapacitet 8MW

Katër impiante fotovoltaikë me kapacitet secili nga 2MW kanë kërkuar licencimin pranë Entit Rregullator të Energjisë sa i takon prodhimit të energj...

7 hours më parë 2 Min Lexim

Projekti 80 mln USD i BB për detin blu, bëhet efektiv në nëntor, arsyet

Projekti “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për një det blu” i cili po mbështetet nga Banka Botërore me një kredi 80 milionë dollarë pritet të bëhe...

15 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!