Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi Teknologji

Prezantohet platforma e re për Start Up, Rama: Do lidhet me e-Albania nëpërmjet IA

Share Share Icon

Është prezantuar Platforma e re Start Up në mjediset e Innovation Hub, Piramida me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, si dhe prezencës virtuale të Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella.

Platforma Startup Albania, një hap të ri do të jetë mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij theksoi thjeshtimin e procedurave në sektorin e IT. Rama tha se platforma e Start Up do të lidhet me e-Albania nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.

“Shumë shpejt do të materializojmë atë që kemi pritur prej kohësh, Këshillin Kombëtar për Inovacionin, i cili do të jetë aktori kryesor në bashkëpunim me palët e interesit. Ky këshill do të propozojë ide dhe do të ofrojë zgjidhje konkrete. Me mbështetjen e ministres së Shtetit dhe Inteligjencës Artificiale, do të krijojmë një rrjet të fuqishëm që do të shërbejë si një urë lidhëse mes inxhinierëve të IT-së në sektorin publik dhe privat. Synimi ynë është t’u japim të gjithëve mundësinë për të punuar me të dhënat, duke ndjekur një praktikë të orientuar nga inteligjenca artificiale.

Jemi të vetëdijshëm se problemi më i madh i këtij komuniteti, kudo në botë, është burokracia. Ne do të ndërmarrim hapa konkrete për ta eliminuar atë, duke filluar nga dhënia e lejeve të qëndrimit dhe punës, si dhe të gjitha dokumenteve të nevojshme për të punuar brenda dhe jashtë vendit.Këto barriera nuk mund të kapërcehen vetëm nëse mbështetemi te burimet njerëzore të administratës publike. Duhet të punojmë të gjithë së bashku, për përfitimet e përbashkëta.”- tha z. Rama.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj theksoi se Agjencia për startup-e do të kthehet në versionin që duam të kemi, falë procedurave të mbështetura nga inteligjenca artificiale.

“Shumë shpejt, në platformë do të shtohet një modul për trajnime. Qëllimi ynë për katërvjeçarin e ardhshëm është të krijojmë ura lidhëse mes të rinjve dhe tregut.
Ne i shohim të dhënat si një aset që duhet përdorur dhe shfrytëzuar. Duam të kemi një shtet fleksibël, ku këto të dhëna të shfrytëzohen nga të rinjtë për të krijuar inovacion. Së shpejti do të publikojmë raportin për startup-et. Në këto dy vite kemi pasur një dyfishim të numrit të startup-eve. 37% e tyre janë themeluar nga gra, ndërkohë që mesatarja globale është vetëm 16%.”

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella përshëndeti nisjen e eventit, ndërsa tha se “inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit.”

Platforma Startup Albania (startupalbania.gov.al) është një hap i rëndësishëm në mbështetje të sipërmarrjes së re, që synon të ofrojë mbështetje përmes edukimit dixhital, promovimit të startupeve, ndërveprimit transparent e efikas, ndërkombëtarizimit dhe informimit mbi zhvillimet më të fundit—duke përfshirë bashkëpunimin me aktorë të brendshëm e të jashtëm.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

8 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!