Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Lajmet Kryesore Ndërtim dhe Infrastrukturë Nga Vendi

Pika e kthesës ne ndërtim, bie prodhimi i betonit të gatshëm

Share Share Icon

Sektori i ndërtimit ka ndalur ritmet e rritjes së volumeve vitin e kaluar, pasi prodhimi i çimentos dhe betonit të gatshëm ka shënuar rënie.

Prodhimi i betonit të gatshëm ka ndjekur një tendencë zbritëse: nga 1.93 milionë tonë në vitin 2021, ra në 1.77 milionë tonë në vitin 2023 dhe më tej në 1.70 milionë tonë në vitin 2024. Ky zhvillim reflekton një ulje të kërkesës së brendshme për beton, e cila lidhet drejtpërdrejt me ngadalësimin e aktivitetit të ndërtimit në vend.

Shifrat tregojnë se, ndërsa industria e çimentos ka njohur rritje deri në vitin 2023 dhe vijon të mbetet në nivele të larta, prodhimi i betonit ka hyrë në një fazë rënieje, duke sinjalizuar ndryshime të dukshme në dinamikën e tregut të ndërtimit.

Rënia e prodhimit të betonit të gatshëm lidhet me aktivitetin e kantiereve dhe përdorimin praktik në ndërtim. Kjo sugjeron se ritmi i projekteve të reja ose volumet e punimeve kanë filluar të bien. Ky zhvillim reflekton shenjat e ngopjes në tregun e banesave dhe tkurrjen e kërkesës së brendshme si pasojë e çmimeve të larta.

Ndërkohë, çimentoja vazhdon të prodhohet në nivele më të larta, pasi një pjesë e saj është e destinuar për eksport. Industria e çimentos është më elastike dhe më e lidhur me tregjet rajonale, ndërsa betoni mbetet pothuajse tërësisht një produkt për konsum vendas.

Çmimet e banesave janë rritur më shpejt se të ardhurat e qytetarëve, duke ulur ndjeshëm aftësinë blerëse të investitorëve vendas.

Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme tregojnë se importet e materialeve të ndërtimit ranë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, si në sasi ashtu edhe në vlerë, duke sinjalizuar ngadalësim të ritmeve të ndërtimit. Konkretisht, në tetë-mujorin e vitit 2025, importet e materialeve të ndërtimit ranë me rreth 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Tkurrje ka pësuar edhe grupi i importeve të lidhura me ndërtimin, “makineritë dhe pajisjet”, të cilat ishin 6% më të ulëta se një vit më parë. Importet e materialeve të ndërtimit janë në rënie që prej vitit 2022, kur arritën nivelin rekord prej mbi 68.2 miliardë lekësh.

Shifrat sugjerojnë se kulmi i ciklit ndërtimor është arritur dhe se ka nisur një fazë ngadalësimi. Vitet 2021–2023 përfaqësuan fazën e rritjes së fortë, me vitin 2023 që shënoi kulmin për çimenton, ndërsa 2024 duket si pikë kthese me ngadalësimin e prodhimit të objekteve të reja.

Sipas INSTAT, sektori i ndërtimit  u zgjerua me 4.5% në 2024-n, nga 5% vitin e mëparshëm dhe shumë larg ritmeve prej 15.2% që u konstatuan në vitin 2022. Ky është ritmi më i ulët që nga 2020-a, kur ekonomia po vuante pasojat e pandemisë./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

10 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

10 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!