Ubud, Indonezi
Platforma e njohur e vlerësimit TripAdvisor, ka renditur të gjitha vendet dhe udhëtimet me vëllimin më të lartë të vlerësimeve të jashtëzakonshme.
Gjatë një udhëtimi, disa prej nesh duan të vizitojnë një muze të mirë, të tjerë kërkojnë një dozë adrenaline, duke provuar sporte të ndryshme.
Cilado qoftë dëshira juaj, ekziston një përvojë për ju – dhe TripAdvisor ka përpiluar një listë me më të mirat.
Çmimet më të mira të Travelers’ Choice Awards u jepen përvojave, që kanë marrë një vëllim të lartë vlerësimesh të jashtëzakonshme gjatë një periudhe 12-mujore – nga 8 milionë listimet e platformës, më pak se një përqind e arrijnë këtë nivel përsosmërie.
Pra, cili është më i miri ndër më të mirët?
Sipas vlerësimeve në TripAdvisor, gjëja më e mirë që mund të bëni në botë, është të vizitoni qendrën e qytetit të Portos, si pjesë e The Unvanquished Tour.
Kjo vizitë ju çon në një shëtitje gjysmë ditore nëpër Porto, duke parë pjesët më të rëndësishme të një vendi, që së fundmi e kemi quajtur pushimi më i nënvlerësuar në Europë.
Një përdorues i TripAdvisor tha: ‘Një vizitë fantastike, me një udhëzues të mrekullueshëm dhe informues. Mësuam shumë për Portugalinë ndërsa kaluam pranë disa prej monumenteve më të famshme të qytetit.
Guida turistike ishte shumë e ditur jo vetëm për Porton, por edhe për historinë portugeze, dhe ajo iu përgjigj lehtësisht pyetjeve të të gjithëve.”
Në vendin e dytë, është një vizitë private gjithëpërfshirëse në Ubud, që do t’ju udhëheqë nëpër vende mjaft të mrekullueshme, si Tarracat e Orizit Tegalalang dhe Ujëvara Tegenungan në Indonezi, dhe së treti, është një lundrim i mirë i modës së vjetër në kanal në Amsterdam.
Përvojat e mëdha në të gjithë planetin janë si më poshtë:
- Vizitë në Qendrën e qytetit të Portos (The Unvanquished Tour);
- Vizitë private në Ubud;
- Lundrim në Kanalin e Amsterdamit nga kapiteni Jack;
- Vizitë me grupe të vogla të eksplorimit të Angkor Wat dhe Siem Reap;
- Vizitë në Chichen Itza, Cenote dhe Valladolid;
- Renaissance and Medici Tales në Firence;
- Classic Trail Trek Inca 4D/3N për në Machu Picchu;
- Lundrim në Budapest në Danub me darkë, shfaqje dhe muzikë;
- Vizitë në Ninh Binh nga Hanoi;
- Silfra: Snorkeling midis pllakave tektonike.
/ Shqip.al