Saturday / September 7 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Aktualitet Të Fundit nga Koronavirus

“Pasaporta shëndetësore” bëhet e detyrueshme në Itali nga 6 gushti, kufizohen të pavaksinuarit

Share Share Icon

Një pasaportë shëndetësore e Covid-19 do të kërkohet për të vizituar një mori vendesh në Itali, duke përfshirë baret dhe restorantet nga 6 gusht, njoftoi qeveria.

Përveç bizneseve të mikpritjes, pasaporta shëndetësore e njohur si “green pass” do të jetë e detyrueshme për të hyrë në pishina, palestra dhe salla sportive, ngjarje sportive, koncerte, panaire dhe vende kulturore duke përfshirë muzetë, kinematë dhe teatrot.

Klubet e natës nuk janë përfshirë në këtë masë të re dhe do të qëndrojnë të mbyllura për momentin.

Pasaporta shëndetësore do të vërtetojë se personat mbi 12 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, janë rikuperuar nga sëmundja ose janë testuar negativ në 48 orët e fundit.

Pas miratimit të masës, kryeministri italian Mario Draghi tha se “green pass” nuk është një çështje arbitrare; është një kusht për të mbajtur aktivitetin ekonomik të hapur dhe për të lejuar italianët të vazhdojnë aktivitetet e tyre pa qenë të rrezikuar.

Masa vjen në kohën kur numri i të infektuarve në Itali kapërceu shifrën e 5 mijë rasteve të enjten, për herë të parë që nga 21 maj. Infeksionet tani janë rritur për të katërtën javë me radhë.

“Varianti Delta është një kërcënim, sepse përhapet më shpejt se variantet e tjera. Unë ftoj të gjithë italianët të vaksinohen dhe ta bëjnë menjëherë,” apeloi kryeministri, ndërsa përshëndeti faktin se “më shumë se gjysma e italianëve kanë përfunduar ciklin e vaksinimit”.

Masa pritet të shtrihet në bare, restorante, qendra tregtare dhe në transportin publik në distanca të gjata në fillim të gushtit.

Në Francë, dhjetëra mijëra njerëz protestuan fundjavën e kaluar kundër paraqitjes së detyruar të cetifikatës shëndetësore në vendet e argëtimit dhe ato kulturore. Protestuesit akuzuan qeverinë se po përpiqet të detyrojë njerëzit të vaksinohen./ Euronews

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Parkimi në Tiranë, abonimet dhe ato të rezidentëve do të dixhitalizohen

Rezidentët apo edhe ata që kanë abonime mujore fikse për parkim në hapësirat publike do të mund të kryejnë procedurat online. Tirana Parking synon ...

5 days më parë 3 Min Lexim

Autoriteti i Inovacionit të Izraelit, gati planin emergjent $100 milionë për start-up

Prej sulmit të 7 tetorit, 2023, të gjithë sektorët e ekonomisë në Izrael kanë pësuar rënie të konsiderueshme. I njohur ndryshe si “Kombi i Start-up...

Nov 10, 2023 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!