Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Life Style Udhetim

Pasagjerët problematikë të linjave ajrore mund të gjobiten deri në 20,000 euro

Share Share Icon

Qeveria franceze po merr masa “vendimtare” kundër sjelljes antisociale në fluturime

Ndonjëherë turistët harrojnë rregullat e sjelljes jashtë vendit. Disa vende kanë ndërhyrë, si Ishulli Jeju në Korenë e Jugut, që vendosi gjoba për duhanpirje dhe hedhje mbeturinash, apo Bali që miratoi rregulla të rrepta për të frenuar sjelljet “të padisiplinuara”.

Tani edhe Franca ka ndjekur të njëjtën rrugë, duke prezantuar një paketë “vendimtare dhe efektive” sanksionesh për pasagjerët problematikë në avion.

Udhëtarët që shkelin legjislacionin e ri mund të gjobiten deri në 10,000 euro për një shkelje të vetme ose 20,000 euro për përsëritje. Në rastet më ekstreme, pasagjerët antisocialë mund të përballen edhe me ndalim fluturimi deri në katër vjet.

Cilat janë rregullat?

Shkeljet e dënueshme përfshijnë përdorimin e pajisjeve elektronike kur është e ndaluar, pengimin e ekuipazhit apo njoftimeve të sigurisë dhe refuzimin e zbatimit të udhëzimeve të sigurisë nga stafi i bordit. Rregullat do të zbatohen për të gjitha kompanitë ajrore që operojnë me licencë franceze.

Ministri i Transportit Philippe Tabarot deklaroi se kjo goditje synon të sigurojë që sjellja “e papranueshme” të mos komprometojë sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazhit, të cilën e quajti “prioritet absolut”.

“Kjo sjellje rrezikon sigurinë e fluturimit dhe kushtet e punës së ekuipazhit. Me këtë dekret po pajisemi me mjete për zbatim të shpejtë, të drejtë dhe proporcional. Mesazhi është i qartë: sjelljet problematike nuk do të tolerohen më.”

Masat franceze vijnë pasi Shoqata e Transportit Ajror raportoi rritje të incidenteve me pasagjerë të padisiplinuar në vitin 2024, një incident për çdo 395 fluturime. Sipas saj, linjat ajrore dhe qeveritë “mbeten të shqetësuara për frekuencën dhe ashpërsinë e sjelljeve të tilla”.

Edhe destinacione të tjera turistike po marrin masa për të frenuar sjelljet e vizitorëve.

San Sebastián ndaloi altoparlantët dhe duhanpirjen në plazhe muajin e kaluar, ndërsa Amsterdami prej vitesh përpiqet të frenojë turistët problematikë me masa, që variojnë nga ndalimi i kanabisit në Red Light District deri te një kuiz online mjaft i pazakontë. / Time Out, Shqip.al

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Prix Versailles rendit stacionet hekurudhore më të bukura në botë

Herën tjetër që prisni trenin, mund të gjendeni brenda një vepre arti. Prix Versailles, një nga çmimet më të respektuara në botë për arkitekturën d...

5 days më parë 2 Min Lexim

Qytetet më magjike për të pritur Vitin e Ri 2026

Festimi i ndërrimit të viteve është një traditë universale, por çdo qytet në botë e përjeton në mënyrën e vet. Nga plazhet tropikale deri te sheshe...

Dec 2, 2025 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!